Falsifikonin dokumentet, në pranga 2 persona në Vlorë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në qytetin e Vlorës, pasi dyshohet se falsifikonin dokumente të ndryshme. Burime nga policia e qyteti bregdetar bëjnë me dije se të arrestuarit janë 49- vjeçari Alfred Dulaj si dhe 43-vjeçari Genci Milo. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se krijonin nëpërmjet vulave dhe firmave false dokumente zyrtare të rreme në favor të personave të ndryshëm kundrejt shumave monetare prej 400 euro për dokument. Nga hetimet ka rezultuar se dokumentet e krijuara të falsifikuara janë vërtetime të ndryshme, akte mjekoligjore, epikriza përcjellëse etj, te cilat përdoreshin nga personat e interesuar brenda dhe jashtë vendit. Policia po vijon hetimet në lidhje me aktivitetin kriminal të të arrestuarve Dulaj dhe Milo.