Facebook iu jep përdoruesve më shumë kontroll mbi postimet virale

Facebook po ndryshon sërish algoritmin e Furnizuesit të Lajmeve. Këtë herë, rrjeti social po bën disa rregullime për ta bërë më të lehtë për njerëzit që të injorojnë lloje të caktuara postimesh virale që mund të shfaqen në faqet e tyre.

Veçoria, që sipas Facebook-ut shfaqet tek dhjetëra mijëra përdorues çdo ditë, iu jep mundësi përdoruesve të zgjedhin mes dy historive virale.

“Me këtë përditësim, nëse një numër i konsiderueshëm njerëzish na thonë se duan të shohin postime të tjera më shumë se postimet virale, ne do ta marrim parasysh këtë kur të bëjmë radhitjen, kështu postimet virale do të shfaqen më pak tek faqet e përdoruesve në të ardhmen, meqë nuk janë interesante për njerëzit,” shpjegoi Facebook.

Facebook thekson se ky ndryshim do të prekë më shumë ngjarjet rreth rrengjeve, të cilat shpërndahen më shumë dhe marrin më shumë komente. Zakonisht, një postim që shpërndahet dhe komentohet shumë herë shfaqet më shumë tek Furnizuesi i Lajmeve tek përdoruesit, meqë shpërndarjet dhe komentet merren në konsideratë nga algoritmi i radhitjes së Furnizuesit të Lajmeve.

Facebook_postime virale