Fabregas lë Chelsea-n?, ja ku mund të transferohet

Futbollisti i Chelsea-s, Cesc Fabregas me shumë mundësi do largohet nga ekipi i Londrës. Ai nuk po kalon një moment të mirë kështu që po mendon seriozisht për të ndryshuar ambient.

Ekipet që janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e spanjollit janë disa:PSG, Manchester United, Juventus, Bayern Mynich.

Kujtojmë që Fabregas u transferua në Londër nga Barcelona, për shifrën e 33 milionë eurove. Ai momentalisht ka një pagë prej 8-10 milionë eurosh.

Se cila do jetë e ardhmja e Fabregas këtë na mbetet ta shohim në ditët në vijim.