Erion Alikaj: Britania më ka krijuar shumë mundësi për sukses

Esmeralda Sadikaj

Erion Alikaj ёshtё i riu shqiptar qё njihet si avokat nё Mbretёrinё e Bashkuar. Me dëshirën për të siguruar një të ardhme dhe një jetë më të mirë u shpërngulën familjarisht me mijëra milje larg Shqipërisë.

U gjend nё njё mjedis tё ri e tё panjohur pёr tё, qё nё fillim i dukej si njё ёndёrr. ‘Pёr mua ishte njё vend mahnitёs, nё krahasim me çfarё unё kisha parё mё parё, si nga transporti publik, autobuzat e kuq me dy kate dhe trenat nёntokёsor deri tek arkitektura e ndёrtesave,’ i rikthehet Erioni mbresave tё para qё i la ky vend. Me kalimin e kohës, u përshtat me mënyrës e jetesës, me idenë se tashmë jetonte në një vend me njerëz me kombësi të ndryshme dhe me një shtet me rregulla e ligje strikte. Britania – ëndërr, u shndërrua në realitetin ku ai jetonte çdo ditë. Mjedis i ri, jetë e re, gjuhë tjetër, por që shpejt u bënë pjesë e përditshmërisë së tij.
Ai ndihet i privelegjuar qё ka jetuar dhe ёshtё shkolluar nё kёtё vend. Kёtё arritje ia dedikon prindёrve tё tij. Thekson faktin se pavarёsisht se ishin tё huaj, ai dhe familja e tij kanё patur tё njёjtat mundёsi pёr sukses si vetё Britanikёt. Ndihet i motivuar nga sistemi dhe mundёsitё pёr tё pёrparuar. ‘Nё krahasim me vende tё tjera tё botёs pёr mua ky ёshtё njё ndёr shtetet mё prestigjoze. Ka nje sistem shkollor tё pakrahasueshёm, shёrbimet shёndetёsore janё falas pothuajse pёr tё gjithё, krimi ose frika e krimit ёshtё relativisht e ulёt, sistemi ligjor ёshtё njё nga mё tё mirёt nё botё, pagesat mesatare janё disi mё tё larta, mundёsi tё mira punёsimi, sistem bujar i ndimave sociale pёr njerёzit nё nevojё, mundёsi tё pafundme pёr aktivitete sociale te çfarёdo lloji, njё jetёgjatёsi me mesatare mё tё lartё nё krahasim me vende tё tjera, dhe fakti qё akush nuk paragjykohet. Britania mё ka krijuar shumё mundёsi pёr sukses, dhe jam relativisht i kёnaqur me arritjet personale tё deri tanishme,’ shprehet avokati Alikaj.

Qё nё fёmijёri ka dёshiruar tё bёhet avokat. Mёsimet e para i mori nё atdhe, pasi nё Britani erdhi nё periudhёn e adoleshencёs. Pas pёrfundimit tё studimeve pёr Drejtёsi nё Mbretёrinё e Bashkuar, ka punuar pёr disa kompani tё shquara. Sipas tij, tё arrish sukses nё profesionin e avokatit, duhet tё kesh besim tek vetja, pasion, dhe kёrkon pёrkushtim. Gjithashtu, ai meritat e arritjeve te tij ia dedikon edhe mentorit me eksperiencё te pakrahasueshme, z.Naim Hasani, njё avokat me diapason tё gjerё, i cili ka edhe studion e tij ligjore nё Londёr ‘Oliver & Hasani Solicitors’.

Edhe pse ёshtё larguar nё moshё tё vogёl nga Shqipёria, Erioni nuk e ka harruar origjinёn e tij. ‘Ёshtё vendlindja ime, ku hodha hapat e para, shpreha fjalёt e para, pёrjetova ndjenjat e para dhe ёshtё pjesё e identitetit tim, dhe pёrse jo kam nostalgji. Ёshtё ai vend ku m’u mёsua pёr herё tё parё fjala ‘ dashuri’ dhe them me plot bindje se ёshtё njё nga cilёsitё qё kombi ynё njihet se e zotёron dhe e jep me bujari. Prejardhja ime zё fill prej andej dhe kjo tregon se nuk mund ta braktis. Sado integrimit ne Britani, vetё fjala “Atdhe” meriton dhe ka vendin e vet nё zemrёn time,’ flet me ndjenja patriotike ndaj Shqipёrisё.

Ndonёse vetё ende nuk ёshtё prind, ka konsiderata tё larta pёr familjen. Prindёrit e tij i quan tё veçantё nё çdo mёnyrё. Ka njё lidhje tё ngushtё shpirtёrore dhe emocionale me to. Ishin ata qё e sollёn nё njё mjedis perёndimor, qё mundёsuan edukimin dhe arsimimin e tij. Sakrificat e tyre, bёn qё ai tё rritej e tё edukohej e tё kishte njё profesion tё denjё pёr vetveten dhe komunitetin qё pёrfaqёson. Nё punёn e tij, ndeshet me probleme tё njerёzve me kombёsi nga mё tё ndryshme, si edhe shqiptare. Jep maksimumin e tij, pёr tё ndihmuar dhe tё arrijё sukses nёpёrmjet punёs sё tij. Erioni mendon se njё prej vlerave mё tё rёndёsishme pёr t’u ruajtur qё ka marrё ai ndёr vite, ёshtё vetё fjala’familje’. Si komb njihemi pёr marrёdhёniet e forta familjare dhe kjo vlerё e rёndёsishme, ai shpreson qё t’u mёsohet apo t’ju trashёgohet brezave tё ardhshёm. Erioni është shembulli i fëmijës që sakrificat e prindërve dhe dëshirat e tyre për t’i ofruar një jetë më të begatë, nuk i ka shpërdoruar. Ka vlerësuar çdo përpjeke të tyre dhe kjo pasqyrohet qartë në arritjet e tij në jetë dhe në fushën profesionale.

Nё lidhje me bashkёpunimet e shqiptarёve me njёri–tjetrin, ai mendon se niveli i bashkёpunimit do tё ngrihet gradualisht nё tё ardhmen. Komuniteti shqiptar nё Britani, sa vjen dita – ditёs e po zgjerohet. Janё ngritur organizata e shoqata jo-qeveritare pёr lehtёsimin e integrimit tё shqiptarёve nё shoqёrinё britanike, duke mos harruar traditat dhe prejardhjen e tyre. Theks i veçantё i ёshtё vёnё gjuhёs shqipe, qё ёshtё mjeti identifikues i shqiptarёve kudo qё ndodhen. Mesazhi qё dёshiron t’ju pёrcjell shqiptarёve tё Britanisё e kudo ёshtё: ‘Le tё jemi njё komunitet i unifikuar dhe i integruar, e le tё behemi shembull pёr brezat e ardhshёm shqiptar si nё Britani dhe nё mbarё botёn. Shpresoj qё tё gjithё tё ruajmё vlerat e çmuara dhe tё vёrteta tё familjes shqiptare, qё janё njё pjesё e karakterit dhe personalitetit tonё.’