Emiri i Kuvajtit, nderohet duke emetuar një pullë poste

Shqipëria emeton për herë të parë një pullë poste për një personalitet të huaj për të nderuar Emirin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al- Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

Në festën e organizuar me këtë rast merrnin pjesë një sërë personalitesh nga bota e politikës dhe biznesit.

I ftuar në këtë aktivitet ishtë edhe  presidenti i shoqatës së Konsujve të Nderit dhe njëkohësisht Konsulli i Meksikës, Ylli Ndroqi, i shoqëruar nga bashkëshortja Mimoza Ndroqi.

Ambasadori i Kuvajtit Najeeb Al Bader e vlerësoi emetimin e pullës së postës, si një reflektim të bashkëpunimit, i cili do të marrë një  hop më të lartë me vizitën e kryeminisrit Edi Rama në Kuvajt.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kryetari i parlamentit shqiptar, Ilir Meta, i cili ka deklaruar se emetimi i pullës postare është një shenjë për të thelluar miqësinë midis dy popujve tanë.

Në fund të fjalimeve, ambasadori i ka dhuruar kryeparlamentarit Ilir Meta një dhuratë simbolike.

Kuvajti është një shtet i cili ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme  në Shqipëri .