EMIGRACIONI SI “MIU NËN HUNDË ”

ARBEN MANAJ

Evropa ndodhet përballë një  krize  që  ajo greke  mund t’i duket shaka. Emigrimi selektiv që po përjetojnë  makro-shtetet e kontinentit,  është  në  një  analizë  të  fundit, një  produkt i prodhuar nga vetë  këto vënde, sa nga naiviteti, aq edhe  deshtimi  kronik i vendimarrjeve kolektive  të Unionit.  Në  tërë  këtë  histori  migrimi drejt habitateve të  begatshme të Perendimit, kryesisht atij veriperndimor, më  pak të kritikueshmit, nësë  do të  përdorej kjo fjalë, janë  vëtë emigrantët që  edhe  unë  po të  isha në këpucët e  tyrë, do bëja të  njëjtën gjë, sic kanë  bërë  historikisht kombet e tjera, nga italianët e deri tek shqiptarët. Ata thjeshtë, qoftë  prej hallit kritik apo prej natyrës njerëzore, për një  jëtë  më  të  mirë, kur jepet mundësia e rrallë  e  kësaj natyre  në  jëtë, po shfrytëzojnë  në  shumicën e tyre  një  praktikë  azil-kërkimi, të  parashikuar padyshim, në  konventat dhe  marrëveshjet ndërkombëtare që  rregullojnë  cështjet e emigracionit, të cilat këto shtete  demokratikë  që  po mirëpresin në  masë  valën e  fundit, kanë  vendosur  të respektojnë, qoftë  edhe  prej hallit. Në  rastin më  klasik të  azil-kërkuesit, dhe  këtu po aplikoj përvojën dhe  know -how-n tim, relativisht të  gjatë  prej afro dy dekadash në  marrjen me cështjet e emigracionit në Britani, një  person që i ikën persekutimit dhe  frikës për jëtën, do të duhet të  ishte  parimisht  i sigurt, në  vëndin e  parë  të  sigurt ndërkommbëtarisht nga vëndi i tij i origjinës, ku ndodh konflikti, lufta apo persekutimi.

Për ta bërë  më  të  qarte; nësë  dikush ikën nga Siria, Afganistani, Somalia apo Shqipëria, do të  ishtë  i sigurt, po të  mbrinte në  Greqi, Itali apo Spanjë,  si shtetet fundore  ose  hyrëse  drejt Bashkimit Evropian.

Por cfarë  ndodh?

Emigrantët apo azilkërkuesit janë selektivë, sic e thashë  më  sipër, pasi ata përzgjedhin të shkojnë  aty ku jetohet më  mirë, aty ku u garantohet një  status më  i mirë  emigrimi, me  shanse  më të  mëdha për marrje  statusi apo shtetësie, dhe  padyshim me  ndihma sociale, shumë  më të  mëdha dhe më  të  shpejta për t’u garantuar, sesa në  vëndet që përmë nda më  sipër, ku në  rastin më  fatkeq i fusin të gjithë  si bageti nepër stadiume, apo nëpër kampe  me  kushtet më  minimale.

Në  Greqi apo Itali, nuk ka ndihma sociale  për emigrantët. Në rastin më  të  mirë, ka kontribute nga Kisha Katolikë  apo Ortodokse; nuk ka kushte  si në  Britani apo Suedi e  Gjermani. Absolutisht jo.

Ndaj emigrantët që nuk e di në  të  vërtete, për të  qënë  brutalisht i sinqertë, sesa prej tyre, realisht janë  emigrantë  të mirëfilltë  dhe  xhenuinë, kur rrinë  me  muaj të tëra nëpër periferitë e  Eurotuelit në  Calaise  të  Frances, në  një  pjesë jo të  vogël janë  të  përgatitur të  paguajnë  deri në  5 mijë  stërlina për t’ua dhenë  trafikantëve  për t’i hypur nëpër manue apo kamionë  drejt Britanisë se Madhe.

Por në  tërë  këtë  mesele,  ka edhë  pasinqeritet të dukshem, mes vetë  vëndeve  të BË -së, ku sejcili përpiqet  t’ja lërë në  derë  tjetrit, atij më në  veri te kontinentit, barrën e emigrantëve.

Ka një  marreveshje që  quhet “Marrëveshja e Dublinit”, sipas së  cilës, cdo emigrantë apo azilkërkues, duhet të  kërkoj azil në vëndin e  parë  të  sigurt, dhe  nësë dikush që  vërtetohet së ka mbritur fillimisht në  Itali apo Greqi, do duhet t’i shqyrtohet kërkesa në  atë  vënd të  parë ku ka mbritur, e  do duhet të  kthehet atje, për t’iu shqyrtuar kërkesa e azilit.

Por jo gjithmonë ndodh kështu, ose  shumë  rrallë ndodh kështu, e  nësë  ndodh, tek vëndi ku rikthehet, emigranti  lihet i lirë për të  tentuar sërish drejt vëndit nga e kanë  kthyer.

Konkretisht, nësë e kanë  kthyer nga Anglia  në  Francë  lihet i lirë  në  Francë, e ai ose ajo, sërish tentojnë  të  hyjnë  sërish në ishull.

Pa folur, që me  sytë e mi, kam parë  në  Gare du Nord në  Paris, sesi shumë  vitë  më  parë, policët franceze ua bënin më shënjë emigra ntëve të hypnin në  Eurostar drejt Londrës.

Por edhe kjo praktikë e parashikuar në  “Marrëveshjen e Dublinit” është  e pandershme, pasi nuk mund t’i kërkosh vetëm Greqisë, Spanjes apo Italisë, të  mbaj “pjesën e  luanit” në  kohë  krizash, si këto që po përjetojmë.

Llogjikisht  që jo.  Ndaj lipset një  korrektim politikash dhë  marreveshjesh  apo traktatesh ndërkombëtare, që parashikon realitetet e  vjetra dhe të  reja të emigrimit.

Perëndimi, dhe  këtu kam parasysh, Britaninë, Gjermaninë, Suedinë apo ndonjë  vënd tjetër, ku tentojnë  të  shkojnë  shumica e  emigrantëve,  qoftë  edhe  kohët e fundit, janë vënde  të  zhvilluara, dhe këtu hyn në  lojë  termi naivitet, ku këto vënde  kanë një  sistem shumë  të  avancuar përpunimi kërkesash për emigrim si dhe lehtësirash, që janë  mjaft tunduese për cdo emigrant të  vërtetë apo kallp.

Nuk është  faji i një  somalezi, apo edhe  një  shqiptari kur vjen në  Angli dhe i ofrohen shumë  mundësira, që  nga strehimi e deri tek ndihmat sociale. Britanikët të  paktën ka kohë  që  e kanë  kuptuar së  këto kushtë  janë  faktorët që  i ndjellin shumicën  dërrmuese  të  emigrantëve , drejt El Dorados, që  janë  gati të  paguajnë  cdo lloj cmimi financiar dhe  njerë zor deri me  jetën e tyre, sic ka ndodhur për të  hyrë  në  Britani, jo pse  ai vend ka kohën e bukur, por së  ka mundësitë  për një  jetë  më  të  mirë  dhe  më  të  lehtë  për t’u bërë  anglez zyrtarisht, shume më  shpejt se  ndoshta cdo evropian tjetër.  BE-ja po tenton të  gjëj një zgjidhje  dhe disa nga opsionet e hedhura në  tavolinë  janë  shprehjë  tipike e shterpësisë  dhe insistoj e naivitetit  të  frikshëm. Përsë  të  mos vijnë  fundja polakët, rumunët a bullgarët në  Britani, ku ka shumë  punë  për ta, që nga ndë rtimi e shumë  profesione të  tjera, aq më  tepër kur  ata marrin edhe banesa falas nga autoritetet lokale dhe ndihma financiare për cdo fë mijë  që  kanë  më  vete në  Angli apo që  kanë  lënë  pas në  vëndet nga kanë  ardhur.

Nuk u vë  faj atyre, por rregullave idiote të  BË -së  që  sanksionojnë  oportunite të tilla asimetrike ne mbare territorin e BE-se. Jam i sigurt së  nësë  nuk do kishte  kaq përfitime  të  kësaj natyre, një  pjesë  shumë,  shumë  e madhe e tyre, nuk do donin të  vinin në  Britani. Evropa nuk shquhet për zhdë rvjlelltësi në  vendimarrje kolektive, dhe as për unitet dhe universalitet të  kollajt në politikat  e përbashkëta.

Është  qesharake dhe e pazgjuar në  thelb, që  të  kritikohen azilkë rkuesit shqiptar, për shëmbull, se përse shkojnë e kërkojnë  azil në  Gjermani më  shumë  sesa në  Britani apo gjetke?!

Ata kanë  ardhur aty, sepse  panë  një  dritare  mundësie për një  jëtë  më  të  mirë. Shqiptarët dhe shumica e ballkanasve, e kanë  pasur mundë sinë  e lëvizjes së lirë qe prej disa vitesh, por nuk dolën kaq masivisht sa kohët e fundit, dhe lanë  vëndet e tyre, apo ato vënde nga ku jetojnë si Greqia sikurse pretendohet, nëse pranojmë  argumentin e fundit të  hedhur nga qeveria shqiptare, sepse qoftë  përmes spekullimit apo realizmit, ju  thanë  se në  këto vende, do sistemohen më  lehtë  dhe më  shpejt. Dhe insistoj, nuk është  faji i tyre në  fund të  fundit, nëse mashtrimin nuk e konsiderojmë  faj. E ritheksoj  eshtë  në  natyrën njerëzore. Padyshim, shumica mendojnë  dhe kanë  nevojë  për shanse më  të  mëdha për veten dhe familjet e tyre, qoftë  përmes ndihmave sociale, qoftë  përmes punësimit, që  i kanë  më  të  mëdha në  vëndet e tyre Por BE-së  do t’i dilte më  mirë, nëse edhe shqiptareve dhe atyre ballkanasve që  kërkojnë  azil, t’u ofronte meqë  jetojnë  në  Evropë , dhe  jo në  Siri apo Afganistan, e  që  fundja janë  njerëz që vijnë  nga vë ndet kandidate për në  BE, t’u mundësohet e drejta e lëvizjes edhe përtej Shengenit, si në Britani dhe Re publiken e Irlandës, por edhe  të  kenë  të  drejtë  punësimi në  detin e madh të  begatisë  së  Perendimit, të  drejta që  gjithësesi i ushtrojnë  edhe pse pa status legal. Dhe kushdo që do mund të  mësoj notin përmes pagimit të  taksave e detyrimeve, të mund të  jetojnë  dhe  ngrenë catine e tyre , ku të  mundnin. Nuk u mbyt Britania nga polakët dikur, e as nga rumunët e bullgarët  aktualisht.

Pikërisht se nuk kanë  mundësira të  tilla, shqiptarët  detyrohen në  shumicë  të  kërkojnë  azil si femra  të  trafikuara, kur nuk bashkohen dot me  burrat dhe  të  fejuarit e tyre; të  kërkojnë  azil për gjakmarrjë  apo për orientim seksual,  kur nuk mund të  vijnë  dot të  jetojnë  dhe punojnë  ne një  vend që  ka nevojë  për ta, edhe për shkak të  plakjes së  popullsisë  apo pse jo, kur janë  minorenë, shteti mikëpritës i mban më  bukë  e shtëpi, më  shkollë  e gjithshka tjetër, deri në  moshën 18 vjecare. Andaj, qeveria shqiptare e cila duket mjaft e kompleksuar cuditërisht me emigrimin, pa qënë  nevoja, pasi nuk e can kokën ndonjë  homologe e tyre  në  Varshavë , Bukuresht apo Sofje se përse  ikin kaq shumë  shtetas të  tyre drejt vendeve më  të  begata, kur ato janë  vende  të  BE-së . Por qeveria shqiptare do duhet të  luftojë  më  shumë të  bind këto qeveri se nuk ka nevojë  t’u mohoj të  drejtën e punës dhe lëvizjes shtetasve të  saj në  këto vende se numrat nuk janë as të  frikshëm dhe shpenzimet e atyre vendeve, janë  më  të  pakta sesa sot. Emigrimi i ditëve tona drejt vendeve  më  të  pasura të Perëndimit kërkon qasje më realiste  dhe robuste  për të  frenuar dhe dekurajuar ardhjen e emigrantëve te rinj drejt portave të  Evropës, se nëse këto porta thyen, sic u vu re në  Greqi, e më  sipër keto dite, nuk ka “Mur Budapesti”, t’i frenoj, dhe gjithshka do i përngjaj asaj meseles së miut që  kaloj një herë  nën hundë, të  cilën e bën gjithmonë, më pas. Këtu nuk po përmend pastaj elementin e sigurisë  dhe se cfarë  njerëzish hyne dhe sa prej tyre, kanë  qëllime të  mbrapshta apo janë  me misione, si ato që  proklamon ISIS. Kjo e bën akoma më  të frikshëm dështimin e Perëndimit në  trajtimin dhe përballimin e kësaj sfide evropiane multidimensionale.