Elbasan, gjendet një kufomë në lumin Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin në qytetin e Elbasanit. Kufoma është e seksit mashkull dhe mund të jetë rreth 50-vjeç. Deri në këto momente dyshohet se ai ka shkuar për peshkim dhe për arsye ende të paditura e në rrethana ende të paqarta, është marrë nga rrjedha e lumit. Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Labinot-Fushë, ndërsa po punohet për zbardhjen e identitetit të viktimës si dhe shkaqeve që kanë çuar në vdekjen e tij.