El Chapo po përgatitej të blinte Çelsin

Bosi i drogës, “El Chapo” Guzman, thuhet se ka dashur të blejë gjigandët e Premier League, “Chelsea Football Club”. “Diario SPORT” shkruan se autoritetet meksikane konfirmojnë se, pas kapjes së tij javën e kaluar, Guzman po e shihte si një mundësi reale blerjen e klubit londinez.

Me një pasuri që thuhet se kap shifrat e 1 miliard dollarëve, “El Chapo” mendohet se ka dashur t’i bashkangjisë sipërmarrjes së tij një sport të cilin ai e dashuron shumë: futbollin.

Tashmë blerja e “Chelsea” duket e pamundur për Guzman, jo vetëm sepse u kap sërisht nga autoritetet meksikane, por edhe sepse pronari aktual i klubit londinez nuk ka ndërmend ta shesë ekipin e tij, sidomos një personi si “El Chapo”.

Por nga ana tjetër nuk do të ishte çudi, futbolli anglez ka patur pronarë klubesh të ‘pandershëm’ edhe në të shkuarën.