Shifra më e larta e vdekjeve në 13 vitet e fundit shënohet gjatë stinës së dimrit. Në vitin 2015, më së shumti vdekje janë shënuar në muajin janar, gjithsejtë 762, në dhjetorë 739. Më së paku vdekje ka pasur gjatë muajve të verës.
Këto të dhëna janë të pasqyruara në Vjetarin e statistikave 2016, i cili është publikuar para pak javëve nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Po sipas statistikave, në vitin 2014, më së shumti ka pasur të vdekur në muajin mars, gjithsejtë 707, në vitin 2013 në muajin dhjetor 706, në 2012 në muajin shkurt, 701, në vitin 2011 në dhjetor 675, dhe në vitin 2010 në janar regjistruar 682 vdekje.
Ndryshe nga rastet e vdekjeve, kosovarët planifikojnë që fëmijët e tyre tu vinë në jetë gjatë stinës së nxehtë.
Nëse në vitin 2015 kanë lindur 24594 foshnje të gjalla, në muajin korrik kanë lindur më së shumti, gjithsejtë 2365, në qershor 2206, dhe në maj 2211.
Vdekjet sipas viteve: në vitin 2002 vdiqën 5654 persona, në 2003: 6417, në 2004: 6399, në 2005: 7207, në 2006: 6681, në 2007: 6681, në 2008: 6852, në 2009: 7234, në 2010: 7111, në 2011: 7317, në 2012: 7317, në 2013: 7135, në 2014: 7634, dhe në vitin 2015 vdiqën 8202.