E tradhton gruaja, zbulon se djali 4 vjeçar nuk është i tij, var veten

Kur zbuloi se djali 4 vjeçar nuk ishte i tij, një 39 vjeçar nga Vicenza në Itali, nuk duroi dot më dhe i dha fund jetës. Burri i cili ndodhej në proces divorci me të shoqen, kishte kërkuar analizën e ADN-së për fëmijën. Përgjigjen e mori në gjykatë para disa ditësh, ku mësoi se fëmija nuk ishte i tij. Teksa ndodhej në shtëpinë e një miku, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi prej tij, zbriti në garazh dhe u vetëvar. Ai la një letër për prindërit e tij, ku shpjegonte arsyet e vetëflijimit. 39 vjeçari ishte martuar para shtatë vitesh dhe pas tre vitesh kishte ardhur në jetë djali. Por martesa hyri në krizë kur ai zbuloi se gruaja kishte vazhduar të kishte lidhje jashtëmartesore. Në këto kushte kërkoi ndarjen nga bashkëshortja. I përfshirë nga dyshimet ai kërkoi të dinte  nëse djali që e donte pafundësisht ishte i tiji ose jo. Kur mori përgjigjen e analizës së ADN-së, i tronditur nga dhimbja, i dha fund jetës dhe çdo gjë e kishte shpjegoi në letrën e lënë për prindërit.