E shanin në shkollë, 15 vjeçarja shqiptare tenton të vrasë veten në Greqi

Në dëshpërim pas përjashtimit nga shkolla, për shkak të një sherri me disa nxënës të klasës, e ka shtyrë një adoleshente shqiptare me banim në Trikala të Greqisë, të tentojë vetëvrasjen.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo tentoi të hidhej nga një depozitë uji për t’i dhënë fund jetës.

Siç shkruajnë mediat greke, 15 – vjeçarja kishte qene shpesh pre e ngacmimeve të nxënësve të tjerë, për shkak të pamjes së saj të jashtme.

Pas sherrit me disa nxënës të klasës, ajo ishte larguar drejt vendit të ngjarjes.

Banorë të zonës lajmëruan policinë, kur vunë re vajzën që ngjiste shkallët e depozitës së ujit.

Janë dashur negociatatë shumta me policinë, ndërsa u lajmëruan edhe prindërit e saj.

Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, u bind të zbriste ndërsa është shoqëruar për t’u pyetur për incidentin në fjalë.

Fenomeni i njohur si “bullizmi” është një nga më të përhapurit në shkollat e mesme. Ai bëhet shkak që shumë të rinj të pësojnë trauma sociale.