Durrës, të shtëna me armë zjarri në ambientet e Prefekturës

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Durrës, para ambienteve të Prefekturës. Dy të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin duke bërë që njëri person të nxjerrë armën dhe të qëllojë. Paraprakisht u fol për një të plagosur, por policia mohoi diçka të tillë. Dy personat e konfliktuar menjëherë pas ngjarjes arritën që të humbin gjurmët. Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje dhe për identifikimin dhe shoqërimin e personave të konfliktuar. Qëndrimi i policisë Më datë 23.02.2015 ora 11.25 në afersi te zyrave te Aluizmit në lagjen Nr 2 Durrës ka patur në konflikt mes dy shtetasve i cili ka degraduar deri ne perdorimin me armë zjarri. Nuk ka te lenduar por vetem deme materiale, janë thyer xhamat  dhe në vëndngjarje është gjetur një gëzhojë.Autori eshte identifikuar, shpallur ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tij.