Dubai, merr flakë ndërtesa 336 m e lartë

Qindra njerëz u evakuuan nga një prej banesave popullore më të larta në botë të shtunën, pasi qiellgërvishtësi “Pishtari” nëDubai mori flakë.

Era e fortë ndihmoi përhapjen e zjarrit në godinën 336 metra të lartë, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por qindra vetë kanë mbetur pa shtëpi si rezultat i dëmtimit të godinës 79-katëshe.

Dëshmitarët, që nuk ngurruan të filmonin me celularë çastet e diegjes, thanë se flakët rrethuan qiellgërvishtësin në lagjen e rezidentëve të huaj.

Policia nuk ka ende një shkak për rënien e zjarrit, që mendohet të ketë nisur rreth orës 02:00 pas mesnate.