Droni gjigant transporton njerëzit

Një ekip studentësh nga Universiteti Kombëtar i Singaporit kanë krijuar makinën e parë fluturuese personale, e quajtur Snowstorm.

Snowstorm është një avion elektrik që mund të ngrihet dhe ulet vertikalisht, dhe mund të kontrollohet nga një njeri.

Mjeti, që duket si një dron gjigant, ka vend vetëm për një person, dhe është i pajisur me 24 helika që janë vendosur tek një skelet gjashtëkëndor. Droni gjigant ka edhe gjashtë rrota që e ndihmojnë të ulet në tokë.

Mjeti elektrik mund të fluturojë vetëm për pesë minuta, dhe vetëm në ambientet e brendshme. Ai ka një anë të keqe se nuk ofron mbrojtëse për personin që ulet në të, kështu një aksident me të mund të rezultojë fatal.

Pavarësisht kësaj, Snowstorm mund të shërbejë si frymëzim për të tjerët që të zhvillojnë mjete fluturuese personale që mund t’i përdorim në botën reale.