Dokumente të Bin Laden-it lexohen në një gjykatë

Në gjykimin e një të dyshuari për komplot terrorist në Britani, janë paraqitur dokumente të klasifikuara të Al Kaidës, të siguruara pas bastisjes në kompleksin e Osama bin Ladenit në Pakistan më 2011.

Pakistanezi 28-vjeçar Abid Naseer ka thënë se nuk është fajtor dhe ka mbrojtur veten e tij në gjykatën federale në Nju Jork.

Naseer ka qenë në Britani si student i shkencave kompjuterike dhe gjuhës angleze dhe ka mohuar se ka qenë anëtar i Al Kaidës apo se është trajnuar nga grupiterrorist. Ai është ekstraduar në Nju Jork më 2013.

Disa nga dokumentet e Al Kaidës që janë paraqitur në gjykatë, u referohen komploteve në Evropë, Britani dhe Rusi.