“Ditari i një gruaje nga Kosova” rrëfim në Teatrin Kombëtar “Ditari i një gruaje nga Kosova” rrëfim në Teatrin Kombëtar 

Aktorja shqiptaro-belge Anila Dervishi, sjell shfaqjen në Tiranë pas suksesit në skenat belge Pas suksesit në skenat belge dhe pritjes gjithashtu po kaq të suksesshme në Prishtinë, vetëm disa muaj më parë, rrëfimet nga kronikat e luftës në Kosovë vijnë edhe në skenën shqiptare. Në 19 shkurt, në kuadër të muajit të kulturës Kosovë-Shqipëri në Teatrin Kombëtar aktorja e njohur shqiptaro-belge Anila Dervishi do të sjellë “Ditari i një gruaje nga Kosova”. Pjesa me regji nga Zenel Laçi është frymëzuar nga kronikat e luftës të përshkruara nga Sevdije Ahmeti në librin me të njëjtin titull. Përmes zërit femëror të profesionistes Dervishi, tregohen tmerre nga spastrimi etnik në luftën e fundit, rrëfime të marra drejtpërdrejt nga vetë viktimat. Pse po i riktheheni temës shqiptare pikërisht tani? Prej 20 vjetësh jetoj në Belgjikë ku kam ndërtuar jetën në këtë vend dhe paralelisht një aktivitet artistik. Brenda aktivitetit të përditshëm, përpiqem që të mbaj gjallë tetarin dhe kimenanë, kuptohet në limitet e kushteve që më lejon koha dhe rrethanat. Po i rikthehem temës shqiptare, për herë te dytë, pasi më parë kam punuar me një regjizore franceze që quhet Claire Gatineua, bazuar në librin e Ornela Vorpsit “Vendi ku nuk vdesim kurrë”. Duke pasur parasysh faktin që prioriteti im është përkthimi, kam pasur rastin që të njoh nga afër traumat dhe dramat që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës gjatë luftës. Kujtimet më të pashlyeshme më kanë lënë dramat e femrave kosovare gjatë luftës. Gruaja në çdo luftë është konsideruar si një objekt për t’i mbërritur një qëllimi. Nëse shkatërron femrën, shkatërron familjen, shoqërinë e të ardhmen. Zenel Laçi, i lindur këtu dhe që ka studiuar skenografi dhe teatër me propozoi të punojmë së bashku dhe pikërisht me një monolog të ndërtuar nga libri i Sevdije Ahmetit, e cila është një militante kosovare. Ajo gjatë luftës është përpjekur të bëjë një rezistencë intelektuale duke dërguar e-maile për të alarmuar dhe treguar çfarë ndodhte në Kosovë. Libri është botuar në Francë dhe parathënien e ka shkruar Kushner. Pra bëhet fjalë për një pjesë në gjuhën frënge? Po. Brenda kësaj mu duk interesante që të bëj një punë të tillë, duke pasur parasysh se kjo nuk është trajtuar kurrë në teatrot belge. Sigurisht puna është ndërtuar në frëngjisht që nga shkrimi i monologut dhe interpretimi duke mos lënë mënjanë edhe shqipen, të cilën më është dashur ta përdor vetëm në moment muzikore, duke pasur idenë se emocionet e forta shprehen vetëm në gjuhën e nënës. Vaji dhe përkëdheljet që i bën një foshnje nuk mund t’i nxjerrësh dot kurrë në një gjuhë të huaj, por vetëm në gjuhën e nënës. Cili është stafi i kësaj pjese? Kemi pasur gjithmonë dëshirë që stafi artistik të jetë vetëm shqiptar. Muzikanti që shoqëron monologun, Afrim Jahja është gjithashtu shqiptar i rritur në Belgjikë, si dhe kineasti Nimetullah Parllaku. Ajo çka e karakterizon dhe përshkruan punën tonë është qëllimi që ne të mos mbështetemi vetëm në dramën kosovare, pasi të njëjtat ngjarje ndodhin kudo ku ka luftëra dhe dhunë, si: Sarajevo, Serbrenica, Çeçenia, Kongo etj. Si e ka pritur publiku belg ? Jam mrekulluar nga pritja që publiku belg i ka bërë kësaj shfaqjeje. Kjo për faktin se Brukseli është një vend ku kryqëzohen kulturat. Jo vetëm belgët, por ka pasur njerëz me origjinë çifute që kanë ardhur ta shohin. Ata kanë gjetur vetveten aty brenda dramës. Një grua boshnjake pas shfaqjes na inkurajoi duke na thënë se kishim përmbysur një tabu, siç janë përdhunimet që kryhen në luftë. Ajo gruaja na tha: “E keni bërë këtë edhe për ne”.

Aktorja shqiptaro-belge Anila Dervishi, sjell shfaqjen në Tiranë pas suksesit në skenat belge  Pas suksesit në skenat belge dhe pritjes gjithashtu po kaq të suksesshme në Prishtinë, vetëm disa muaj më parë, rrëfimet nga kronikat e luftës në Kosovë vijnë edhe në skenën shqiptare. Në 19 shkurt, në kuadër të muajit të kulturës Kosovë-Shqipëri në Teatrin Kombëtar aktorja e njohur shqiptaro-belge Anila Dervishi do të sjellë “Ditari i një gruaje nga Kosova”. Pjesa me regji nga Zenel Laçi është frymëzuar nga kronikat e luftës të përshkruara nga Sevdije Ahmeti në librin me të njëjtin titull. Përmes zërit femëror të profesionistes Dervishi, tregohen tmerre nga spastrimi etnik në luftën e fundit, rrëfime të marra drejtpërdrejt nga vetë viktimat.    Pse po i riktheheni temës shqiptare pikërisht tani?    Prej 20 vjetësh jetoj në Belgjikë ku kam ndërtuar jetën në këtë vend dhe paralelisht një aktivitet artistik. Brenda aktivitetit të përditshëm, përpiqem që të mbaj gjallë tetarin dhe kimenanë, kuptohet në limitet e kushteve që më lejon koha dhe rrethanat. Po i rikthehem temës shqiptare, për herë te dytë, pasi më parë kam punuar me një regjizore franceze që quhet Claire Gatineua, bazuar në librin e Ornela Vorpsit “Vendi ku nuk vdesim kurrë”. Duke pasur parasysh faktin që prioriteti im është përkthimi, kam pasur rastin që të njoh nga afër traumat dhe dramat që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës gjatë luftës. Kujtimet më të pashlyeshme më kanë lënë dramat e femrave kosovare gjatë luftës. Gruaja në çdo luftë është konsideruar si një objekt për t’i mbërritur një qëllimi. Nëse shkatërron femrën, shkatërron familjen, shoqërinë e të ardhmen. Zenel Laçi, i lindur këtu dhe që ka studiuar skenografi dhe teatër me propozoi të punojmë së bashku dhe pikërisht me një monolog të ndërtuar nga libri i Sevdije Ahmetit, e cila është një militante kosovare. Ajo gjatë luftës është përpjekur të bëjë një rezistencë intelektuale duke dërguar e-maile për të alarmuar dhe treguar çfarë ndodhte në Kosovë. Libri është botuar në Francë dhe parathënien e ka shkruar Kushner.     Pra bëhet fjalë për një pjesë në gjuhën frënge?    Po. Brenda kësaj mu duk interesante që të bëj një punë të tillë, duke pasur parasysh se kjo nuk është trajtuar kurrë në teatrot belge. Sigurisht puna është ndërtuar në frëngjisht që nga shkrimi i monologut dhe interpretimi duke mos lënë mënjanë edhe shqipen, të cilën më është dashur ta përdor vetëm në moment muzikore, duke pasur idenë se emocionet e forta shprehen vetëm në gjuhën e nënës. Vaji dhe përkëdheljet që i bën një foshnje nuk mund t’i nxjerrësh dot kurrë në një gjuhë të huaj, por vetëm në gjuhën e nënës.    Cili është stafi i kësaj pjese?    Kemi pasur gjithmonë dëshirë që stafi artistik të jetë vetëm shqiptar. Muzikanti që shoqëron monologun, Afrim Jahja është gjithashtu shqiptar i rritur në Belgjikë, si dhe kineasti Nimetullah Parllaku. Ajo çka e karakterizon dhe përshkruan punën tonë është qëllimi që ne të mos mbështetemi vetëm në dramën kosovare, pasi të njëjtat ngjarje ndodhin kudo ku ka luftëra dhe dhunë, si: Sarajevo, Serbrenica, Çeçenia, Kongo etj.    Si e ka pritur publiku belg ?    Jam mrekulluar nga pritja që publiku belg i ka bërë kësaj shfaqjeje. Kjo për faktin se Brukseli është një vend ku kryqëzohen kulturat. Jo vetëm belgët, por ka pasur njerëz me origjinë çifute që kanë ardhur ta shohin. Ata kanë gjetur vetveten aty brenda dramës. Një grua boshnjake pas shfaqjes na inkurajoi duke na thënë se kishim përmbysur një tabu, siç janë përdhunimet që kryhen në luftë. Ajo gruaja na tha: “E keni bërë këtë edhe për ne”.Aktorja shqiptaro-belge Anila Dervishi, sjell shfaqjen në Tiranë pas suksesit në skenat belge

 

Pas suksesit në skenat belge dhe pritjes gjithashtu po kaq të suksesshme në Prishtinë, vetëm disa muaj më parë, rrëfimet nga kronikat e luftës në Kosovë vijnë edhe në skenën shqiptare. Në 19 shkurt, në kuadër të muajit të kulturës Kosovë-Shqipëri në Teatrin Kombëtar aktorja e njohur shqiptaro-belge Anila Dervishi do të sjellë “Ditari i një gruaje nga Kosova”. Pjesa me regji nga Zenel Laçi është frymëzuar nga kronikat e luftës të përshkruara nga Sevdije Ahmeti në librin me të njëjtin titull. Përmes zërit femëror të profesionistes Dervishi, tregohen tmerre nga spastrimi etnik në luftën e fundit, rrëfime të marra drejtpërdrejt nga vetë viktimat.

Pse po i riktheheni temës shqiptare pikërisht tani?

Prej 20 vjetësh jetoj në Belgjikë ku kam ndërtuar jetën në këtë vend dhe paralelisht një aktivitet artistik. Brenda aktivitetit të përditshëm, përpiqem që të mbaj gjallë tetarin dhe kimenanë, kuptohet në limitet e kushteve që më lejon koha dhe rrethanat. Po i rikthehem temës shqiptare, për herë te dytë, pasi më parë kam punuar me një regjizore franceze që quhet Claire Gatineua, bazuar në librin e Ornela Vorpsit “Vendi ku nuk vdesim kurrë”. Duke pasur parasysh faktin që prioriteti im është përkthimi, kam pasur rastin që të njoh nga afër traumat dhe dramat që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës gjatë luftës. Kujtimet më të pashlyeshme më kanë lënë dramat e femrave kosovare gjatë luftës. Gruaja në çdo luftë është konsideruar si një objekt për t’i mbërritur një qëllimi. Nëse shkatërron femrën, shkatërron familjen, shoqërinë e të ardhmen. Zenel Laçi, i lindur këtu dhe që ka studiuar skenografi dhe teatër me propozoi të punojmë së bashku dhe pikërisht me një monolog të ndërtuar nga libri i Sevdije Ahmetit, e cila është një militante kosovare. Ajo gjatë luftës është përpjekur të bëjë një rezistencë intelektuale duke dërguar e-maile për të alarmuar dhe treguar çfarë ndodhte në Kosovë. Libri është botuar në Francë dhe parathënien e ka shkruar Kushner.

Pra bëhet fjalë për një pjesë në gjuhën frënge?

Po. Brenda kësaj mu duk interesante që të bëj një punë të tillë, duke pasur parasysh se kjo nuk është trajtuar kurrë në teatrot belge. Sigurisht puna është ndërtuar në frëngjisht që nga shkrimi i monologut dhe interpretimi duke mos lënë mënjanë edhe shqipen, të cilën më është dashur ta përdor vetëm në moment muzikore, duke pasur idenë se emocionet e forta shprehen vetëm në gjuhën e nënës. Vaji dhe përkëdheljet që i bën një foshnje nuk mund t’i nxjerrësh dot kurrë në një gjuhë të huaj, por vetëm në gjuhën e nënës.

Cili është stafi i kësaj pjese?

Kemi pasur gjithmonë dëshirë që stafi artistik të jetë vetëm shqiptar. Muzikanti që shoqëron monologun, Afrim Jahja është gjithashtu shqiptar i rritur në Belgjikë, si dhe kineasti Nimetullah Parllaku. Ajo çka e karakterizon dhe përshkruan punën tonë është qëllimi që ne të mos mbështetemi vetëm në dramën kosovare, pasi të njëjtat ngjarje ndodhin kudo ku ka luftëra dhe dhunë, si: Sarajevo, Serbrenica, Çeçenia, Kongo etj.

Si e ka pritur publiku belg ?

Jam mrekulluar nga pritja që publiku belg i ka bërë kësaj shfaqjeje. Kjo për faktin se Brukseli është një vend ku kryqëzohen kulturat. Jo vetëm belgët, por ka pasur njerëz me origjinë çifute që kanë ardhur ta shohin. Ata kanë gjetur vetveten aty brenda dramës. Një grua boshnjake pas shfaqjes na inkurajoi duke na thënë se kishim përmbysur një tabu, siç janë përdhunimet që kryhen në luftë. Ajo gruaja na tha: “E keni bërë këtë edhe për ne”.

Postime te ngjashme

About the author: Shef Domi

Facebook: https://www.facebook.com/shefdomi Google Plus: https://plus.google.com/109352065938726181123 Blog: www.thealbanian.co.uk/shefdomi