Disiplina dënon me 4 ndeshje pezullim Idriz Bathën

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit vepron me dorë të hekurt ndaj disa lojtarëve të Kategorisë Superiore të cilët u bënë protagonistë negativë në ndeshjet e Javës së 16. Mesfushori i Partizanit, Idriz Batha dënohet me 4 javë pezullim për ofendim të gjyqtarit Eldorian Hamiti në ndeshjen kundër Bylisit të luajtur në “Qemal Stafa”. Në këtë mënyrë, të kuqtë humbasin një nga titullarët e formacionit të Starovës për ndeshjet e radhës, përfshirë edhe atë kundër Skënderbeut në Korçë. Për sulmuesin e Tërbunit, Enco Malindi, Komisioni i Disiplinës vendosi 6 javë pezullim për shkak të sulmit fizik ndaj kundërshtarit në ndeshjen kundër Vllaznisë, ndërsa klubi i Partizanit u gjobit edhe me 50 mijë lekë për sjellje të keqe të tifozerisë. Vendimet e tjera janë marrë për sfidat e kategorisë së Parë dhe atyre inferiore ku bie në sy pezullimi me tre ndeshje i lojtarit të Besës, Aldo Duro dhe dënimi me 5 takime i lojtarit të Lushnjes, Sebastian Shurdhi.

1.Lojtari i KF “Terbuni”, Enco Malindi, per goditje ndaj lojtarit kundershtar te ndeshjes, denohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

2.Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

3.KF “Partizani”, per sjellje te keqe te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

4.KF “Kastrioti”, per sjellje te keqe te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 20.000 (njezetmije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.

5.Zyrtari i KF “Besa”, Aldo Duro, per ofendim ndaj lojtareve kundershtar, denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2.a te KDS.

6.Lojtari i KF “Lushnja”, Sebastian Shurdhi, per goditje me shkelm ndaj zyrtarit te ekipit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

7.KF “Pogradeci”, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 65/1  dhe 136/1.a te KDS.

8.Zyrtari i KF “Vora”, Vin Lato, per sjellje te keqe ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2.a te KDS.

9.KF “Sukthi”, per deshtimin ne permbushjen e pergjegjesive, denohet me gjobe me vlere 20.000 (njezetmije) leke, bazuar ne nenin 65/1 dhe 136 te KDS.

10.Zyrtari KF “Oriku”, Gezim Capoj, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2  (dy) dhe gjobe me vlere 20.000 (njezetmije)  ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenet 56/1 dhe 136 te KDS.

11.Lojtari i KF “Oriku”, Besmir Dhimitriu, per ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

12.Lojtari i KF “Skrapari”, Enerik Pasha, per goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 (njeqindmije) leke, bazuar ne nenet 49/1.3 dhe 136 te KDS.

13.Lojtari i KF “Domosdova”, Besmir Asamemi, per goditje ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazar ne nenin 48/1.e te KDS.

14.Lojtari i A.F Dinamo U-17 , Arber Mehmetllari, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

15.Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Besnik Dollaku, per goditje ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese)ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

16.KF “Vlora” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Tirana B “U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

17.Lojtari i KF “Kastrioti” U-17, Serjan Vogli,  dhe lojtari KF “Iliria” U-17, Evi Kasallla, per ofendim nga zyrtarit te ndeshjes, denohet secili me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nien 49/1.a te KDS.

18.Zyrtari i KF “Tirana AS”, Oltion Kernaja, per ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti,  bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.

19.Lojtarja e KF “Tirana As”, Anxhela Aliu, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

20.Anullimin e rezultatit te ndeshjes FC  “Internacional” U-19 me “Akademia e Futbollit” U -19, per shkak te aktivizimit te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante per “Akademine e Futbollit” U-19 si dhe per shkak te aktivizimit nga FC “Internacional” te lojtarit qe nuk kishite te drejte te luante. Denohet secila skuader me gjobe me vlere  18.000 (tetembedhjete) leke, bazuar ne nenet 54 dhe 136 te KDS.

Video Player

00:00
00:59