Dikur ishin shqiptarët kriminelë, tani janë shqiptarët e të shkolluar

Gazeta zvicerane Basellandschaftlichezeitung.ch, ka shkruar një artikull me ditirambe për emigrantët shqiptarë. Dikur ishin “kriminelët nga Kosova”, ndërsa tani faktet tregojnë se steriotipet ndaj tyre duhet të ndryshojnë.

Debati për kriminalitetin e të huajve, në themel ishte debat ballkanik. Çfarë në fakt ka mbetur nga të ashtuquajturit shqiptarët “kriminelë”?

Mezi flet ndokush sot për shqiptarët nga Kosova. Ata ia kanë dalë të ikin nga kryetitujt. Iniciativa politike e partisë populiste zvicerane SVP, 2012, që parashihte ligje të ashpëra për kriminelët e huaj, në fakt nënkuptonte “Jugot”, dhe me këtë të fundit, shqiptarët nga Kosova, që erdhën masovikisht në vendin helvet në vitet 90-ta të shekullit të kaluar. Ata bëheshin përgjegjës: Për dhunë, parazitë dhe therrës.

Të shikosh sot mbi të dhënat e mediave zvicerane mbi shqiptarët e Kosovës, Ballkanit dhe iniciativën e SVP-së për dëbimin e të huajve, para dy viteve të nëntorit 2010, do gjesh plot 100 tituj të tillë. Ndërsa në dy vitet e fundit për të njejtat tema gjen më pak se 20 artikuj. Pikën finale të kësaj atmosfere me kosovarët si shkaktarë të frikës e pat arritur pllakati i njohur me mbishkrimin “Kosovarët therrin zviceranët,” si sebep për iniciativën e dëbimit masiv të të huajve në shkurt 2014.

Në vitet 1998 dhe 1999 shumë shqiptarë emigruan drejt Zvicrës për shkak të Luftës së Kosovës. Rreth 40.000 persona kërkuan azil vitin e kaluar, mes tyre shumë eritreas, afganë dhe sirianë. Me ndodhitë e dhunshme të natës së ndërrimit të viteve në Këln, ku shumë afrikanë veriorë përdhënuan dhe grabitën vajzat e reja gjermane, shqiptarët janë vendosur përsëri në kryetitujt e lajmeve. Është kjo shenjë se ata janë integruar dhe pranuar vetëm në Zvicër? Një shqiptare, një albanolog dhe një studiuese, e cila ka bërë kërkime për diasporën në Zvicër, japin përgjigje.

Italianët e dikurshëm

Njëlloj si sot, vala e refugjatëve ka përgatitur terrenin për debate në lidhje me “kriminelët e huaj”. Si punëtorë sezonalë shqiptarët kanë ardhur në Zvicër prej viteve 60-ta të shekullit të kaluar, mirëpo me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe luftërave ballkanike, numri i tyre u shtua ndjeshëm në 1998/99, ku rreth 50.000 sosh u strehuan si azilantë këtu. Shumica e tyre kishin të afërm në Zvicër, megjithatë integrimi i tyre dukej i vështirë. Deri sot numri i krimeve nga shqiptarët është i lartë dhe masa e shkollimit e ulët.

Marrim shembullin e familjes së Kaltrina Ahmetaj. 29 vjeçarja shqiptare erdhi që në moshën 7 vjeçe në Zvicër, sëbashku me familjen e saj, pasi në 1993 babai i saj, si mësues i anglishtes ishte i përndjekur politikisht në Jugosllavi. Fillimisht babai nuk gjeti punë, megjithatë Kaltrina ishte kërkuese dhe startoi studimet në universitetin e Cyrihut.

“Në 2008 fillova studimet. Prej atëherë kishte organizatë të studentëve shqiptarë. Por ama ishim vetëm dhjetë vetë,” thotë ajo, përcjell Bota sot.

Sot në universitetin e Cyrihut numërohen rreth 200 studentë shqiptarë, që janë pjesë e organizatës, ndërsa numër të ngjashëm të studentëve kanë edhe organizatat simotra në Basel, Bern ose Freiburg. Edhe albanologu dhe docent në PH Zurich, Basil Schader, vërteton këtë.

“Dikur nuk shikoja asnjë student shqiptar, megjithatë sot është situatë krejt ndryshe,” thotë docenti, përcjell Bota sot.

Barbara Burri është studiuese që ka bërë kërkime për popullatën shqiptare në Zvicër. Ajo është martuar me një shqiptar nga Kosova.

“Dikur llagëpin e keq e kishin italianët, ndërsa më vonë e morrën shqiptarët. Këto ndryshojnë me kalimin e kohës. Italianët si shqiptarët lundrojnë drejt një procesi të ngjashëm,” thotë Burri.

“Italianët me shqiptarët mund të jenë si sirianët me shqiptarët,” përfundon artikulli me disa infografë. Në këto të fundit tregohet ulja e numrit të krimeve nga shqiptarët, përkundër rritjes së numrit të shqiptarëve; tregohet rritja e numrit të studentëve, pavarësisht se në dy vitet e fundit ka ulje të vogël, por tepër të madh nga pese vite më parë. Të gjitha mund ti vëreni vetë në infografiket e mëposhtme.

Edhe në anketën e botuar në gazetën në fjalë, mbi tre të katërtat e votuesve janë përgjigjur pozitivisht se shqiptarët janë integruar suksesshëm në Zvicër/BS/