Dhanë certifikata pronësie në këmbim të parave, dy të arrestuar në Fier

Një punonjës dhe një ish-punonjës në Drejtorinë Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier kanë përfunduar në pranga, nën akuzën se kanë dhënë certifikata pronësie në kundërshtim me ligjin. Siç raporton Noa.al, nga ana e uniformave blu ditën e sotme u bë arrestimi i 44 vjeçarit Aleksandër Myrtaj, banues në Fier, me detyrë ish- regjistrues pranë Drejtorisë Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier dhe 47 vjeçari Kastriot Rakipaj, banues në Fier, me detyrë  inxhinier hartograf pranë Drejtorisë Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier. Myrtaj dhe Rakipaj akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash duke favorizuar qytetarë të ndryshëm dhe duke dhënë certifikata pronësie në kundërshtim me ligjin.