Dërgonin klandestinë në SHBA, 59 vjet burg për 5 persona

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot 59 vjet burg gjithsej për pesë persona që trafikonin emigrantë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë të paligjshme.

Të dënuarit janë: Fatos Fasko (14 vjet), Enver Karaj (13 vjet), Fatmir Bakalli (11.5 vjet), Nertil Previzi (11.5 vjet) dhe Nikoll Kolaj (9 vjet).

Prokuria për Krime të Rënda kishte kërkuar 74 vjet burg për grupin kriminal.

Trafikantët dërgonin klandestinë drejt SHBA-ve kundrejt një pagese prej 25 mijë dollarësh për person. Duke përdorur letra bullgare, emigrantët niseshin nga Shqipëria për në Itali, mandej në Spanjë, Meksikë e prej aty hynin në tokën amerikane.