Deputeti i PD, Mëhill Fufi: Nesër do dëgjoni krismën time, uroj të ketë burra!

Deputeti demokrat, Mëhill Fufi nuk është thirrur nga institucionet hetuese në lidhje me deklaratat e Tom Doshit se me urdhër të Ilir Metës do të vrisnin dy deputetët.

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se, Fufi do të flasë nesër në lidhje me këtë çështje dhe do të sqarojë se çfarë di dhe ka mësuar për atentin që po i përgatitej bashkë me deputetin Doshi.

Ndërkaq, duke folur në studion e Abcneës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka thënë se deputeti demokrat nuk është thirrur nga asnjë insitucion për të dëshmuar.

Paloka ka dekaruar se Mëhill Fufi nuk ka ditur asgjë për atentatin që po i përgatitej.

Ndërkaq Paloka nga ana e tij thekson se “nuk beson që do të ketë drejtësi për akuzat e bëra”.

Sipas nënkryetarit të PD-së, “të akuzuarit sot thirrën në zyrë Prokurorin e Përgjithshëm,

në vend që të thirreshin ata në prokurori”.

“Mëhill Fufin do ta vrisnin për kompensim, pas vrasjes së Tom Doshit”, tha gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Sali Berisha.