Deputetët e Merkelit mbështesin shtyrjen e borxhit për Greqinë

Një shumicë e qartë e deputetëve të bllokut të kancelares gjermane, Angela Merkel ka mbështetur zgjatjen e ndihmës financiare për Greqinë.

Në votim test, para votimit të plotë të premten. 311 deputetë të CDU/CSU votuan pro, ndërsa 22 kundër.

Si një fuqi domuninuese në BE, miratimi i zgjatjes së ndihmës nga Gjermania është vendimtare.

Liderët evropianë kërkojnë të zgjasin ndihmën për Greqinë deri në fund të qershorit.

Borxhi prej 240 miliardë euro për Greqinë përfundon më 28 shkurt. Ministrat e Financave të BE-së shprehen se, zgjatja me katër muaj vjen pas miratimit të reformave të qeverisë greke të mërkurën.