“Dashuri me çdo kusht” në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “Dashuri me çdo kusht”, me regji të Andia Xhungës prezantohet sot, ora 19.00 në Teatrin Kombëtar. Një trekëndësh dashurie… Një avokate e suksesshme, kur merr vesh se burri i saj do ta lërë për një vajzë më të re, vendos ta mbajë peng derisa ai të ndërrojë mendje… Gjatë pengmarrjes, personazhet zbulojnë të vërteta të pathëna më parë…

Është një pjesë mbi marrëdhënien në çift, mbi dashurinë, urrejtjen, mbi bukurinë, vështirësitë, sakrificat që kërkon martesa gjatë kohëve moderne. Një dialog realist në çdo imtësi. Interpretojnë aktorët: Adelina Muça,Ervin Doko, Arjola Basho dhe Enkel Gurakuqi.