Daçiç: Ne duam paqe në rajon,ndryshe nga Kosova

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç i është kundërpërgjigjur deklaratës së Hashim Thaçit se projektet e Serbisë për Kosovën janë vetëm ëndrra dhe nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin.

Daçiç tha se Prishtina nuk di se çfarë dëshiron dialog apo monolog në një kohë që Marrëveshja e Brukselit është në përputhje me rezolutën 12 44 të OKB-së.

“Që të akuzosh Serbinë për ekspansionizëm, kur përpiqesh që legalisht me anë të forcës, dhunës dhe në mënyrë të njëanshme të shkelësh integritetin territorial të saj, kur pothuajse çdo ditë flet për Shqipërinë e Madhe, me anë të së cilës cenohet integriteti territorial i disa vendeve, ky është fundi i hipokrizisë”, tha Daçiç.

Sipas tij, Serbia dëshiron paqe dhe stabilitet në rajon, por se pala kosovare është ajo që dëshiron të kundërtën.