Daçiç: Duam që Mali i Zi të bëhet sa më shpejt anëtar i BE

Daçiç ndodhet në vizitën e parë zyrtare në Malin e Zi në rolin e kryesuesit të OSBE-së, ndërsa pas takimit me ministrin e Jashtëm malazez, Igor Lukshiç, deklaroi se është i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet kësaj organizate dhe Malittë Zi.

Në anën tjerët, Daçiç shprehu kënaqësi për marrëdhëniet dypalëshe që kanë Mali i Zi dhe Serbia, duke theksuar se Serbia dëshiron që Mali i Zi sa më shpejtë të bëhet anëtar i BE-së.

Ai theksoi se Serbia gjatë kryesimit të kësaj organizate do të ofrojë mbështetje të plotë Malit të Zi.

“Misioni jonë në Malin e Zi ka treguar se janë realizuar një numër i konsiderueshëm i projekteve, dhe kjo është pikërisht esenca e ekzistencës së OSBE-së. Mund të konstatoj me kënaqësi se do ti ofrojmë Malit të Zi mbështetjen tonë të plotë për atë që bëri deri tani, si dhe për atë çfarë duhet të bëjë. Serbia si prioritet gjatë kryesimit në OSBE ka vendosur Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve, kështu që do e falënderoj Malin e Zi për nënshkrimin e Deklaratës së Komisionit Ndërkombëtar për personat e zhdukur”, ka thënë Daçiç.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiç, ka shprehur kënaqësi që Serbia morri presidencën e OSBE-së. Gjithashtu, Llukshiç theksoi kënaqësinë e bashkëpunimit me këtë organizatë.

Llukshiç shfrytëzoi takimin e sotëm për të përshëndetur vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.