Elseid Hysaj është futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj është futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare dhe vlera e tij vetëm sa është rritur prej transferimit të tij në Napoli.
Ai tashmë kushton 9 milionë euro dhe pas tij rendite portieri i Lazios, Etrit Berisha me 4 milionë EURO.
Në top pesëshe hynë edhe Shkëlzen Gashi që kushton 3.5 milionë, ndërsa Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe kushtojnë nga 3 milionë euro.
Më poshtë mund të shihni vlerën e të gjithë futbollistëve të Kombëtares.
