Cliff për dialogun: Fokusi do të jetë tek gjykatat në veri

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff shpreson se ngjarjet e fundit në Kosovës nuk do të ndikoj më dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që do të rifilloj me 9 shkurt.

‘Unë shpresoj kështu”, ka thënë ambasadori Cliff për infoglobin.

Megjithatë, ambasadori anglez shpreson se fokusi i këtij takimi në nivel të kryeministrave të të dyja shteteve do të jetë gjyqësori.

“Besoj se fokusi kryesor i takimit të 9 shkurt në nivel kryeministrash, do të jetë e gjyqësorit dhe gjykatat në veri të Kosovës”, ka thënë Cliff.

Përndryshe, zëdhënësja e përfaqësues së Lartë për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë të Politikave të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Maja Kocijanqit, ka konfirmuar se takimi mes dy kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë do të rifilloj më 9 shkurt.

“Dialogu politik i nivelit të lartë të Beogradit dhe Prishtinës do të rifillon të hënën më 9 shkurt, me ndërmjetësim të përfaqësues së Lartë për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë të Politikave të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini”, ka deklaruar zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijanqit përmes një komunikate për media.

Por, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se në takimin e 9 shkurtit në Bruksel, do të kërkohet heqja e barrikadës mbi urën e Ibrit në Mitrovicë

“Përpos kësaj, në takimin e së hënës mes kryeministrave Mustafa dhe Vuçiq, do të bisedohet edhe për formimin e Gjykatës Themelore në veri të vendit, kodin telefonik etj”, ka thënë Tahiri.