Çka po bëjnë Labi e 2Ton bashkë?

Labinot Tahiri dhe 2Ton, dy këngëtarët nga Ferizaj, do të vijnë me një bashkëpunim në një të ardhme të afërt, kështu të paktën kanë bërë me dije vetë ata.

Reperi i njohur 2Ton ka bërë me dije se shumë shpejt do të vijë një bashkëpunim, kësaj radhe me bashkëvendësin e tij Labinot Tahirin.

“Shumë shpejt kënga e re me Labinot Tahirin”, shkruan në profilin e reperit në Facebook. 2Ton po ashtu, ka njoftuar se bashkëpunimi i tyre do të jetë prodhim i Bini Records.