Charlie hebdo prodhon sërish skandal. Tallet me fëmijën e vdekur musliman

Gazeta satirike franceze nuk rresht se provokuari. Viktimë e satirës së saj ka qene kesaj here, refugjati i vogel Alan qe zbarkoi i vdekur ne brigjet turke. Kjo klishe qe emocionoi mbarë botën ngjalli dhe shume debate ne France per autenticitetin e saj. Charlie Hebdo këte herë nuk është përmbajtur. Në karikaturen e saj thuhet: “Çfare do ishte bërë Alani i vogël kur të rritej? Do ngacmonte nga bythët femrat gjermane”. Kjo “blasfemi” që i referohet ngjarjeve te fundit që ndodhen në Gjermani ne ditet e vitit të ri ku refugjataët ngacmuan femrat vendase, ka nxitur reagimin e shume karikaturistëve te botes arabe madje dhe te vete mbretëreshës Rania të Jordanisë.

Rania e Jordanisë ka publikuar një karikaturë tjetër në facebookun e saj me diçiturën: nëse do të rritej Alani mund të ish bërë mjek, ose një baba i mirë. Gjithashtu një tjetër karikaturist, palestinez Hani Abaz ka postuar këtë karikaturë