Thursday, January 18, 2018

Një projekt i shumëdebatuar i qeverisë shqiptare për të rinovuar Sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës nisi punimet sot, shoqëruar me bllokim trafiku në shkallë të gjerë. Projekti “Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e I-rë”, parashikon ridizenjimin e Sheshit Skënderbej, vetëm katër vjet pas dizenjimit aktual, dhe pritet të kushtojë 527 milionë lekë (3.8 milionë euro). Projekti është financuar nga qeveria shqiptare përmes instrumentit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe po zbatohet si projekt i Bashkisë Tiranë. Në fazën e parë të projektit, firma zbatuese ka bllokuar segmentin rrugor që lidh xhaminë e E’them Beut me hotel Tiranën. Tenderi për Fazën e I-rë të projektit u zhvillua në muajin gusht dhe në të morën pjesë tri kompani, por vetëm njëra prej tyre dha një ofertë monetare ndërsa dy të tjerat u skualifikuan pasi nuk kishin dhënë ofertë, duke e bërë tenderin efektivisht pa garë reale. Sipas formularit të njoftimit të fituesit (kliko këtu për formularin), kompania Fusha sh.p.k e fitoi tenderin duke kërkuar 527 milionë lekë pa TVSH, (rreth 3.8 milionë euro) për këtë projekt. Oferta fituese qe e barabartë me 98.9 për qind të fondit limit prej 533 milionë lekësh. Projekti për “rikualifikimin” është përgatitur nga studioja arkitekturore 51N4E, e cila e kreu projektin fillestar në vitin 2012, porositur nga ish-kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama. Projekti mbeti i pazbatuar për shkak se në vitin 2011, drejtimi i Bashkisë Tiranë ndryshoi dhe administrata e re e drejtuar nga Lulzim Basha, e hodhi poshtë projektin duke dizenjuar sheshin siç është aktualisht. Projekti fillestar parashikon edhe ndërtimin e disa kullave përreth sheshit, ndërsa vetë sheshi parashikohet se do të bëhet një hapësirë e mbyllur për makinat dhe në përdorim të vetëm këmbësorëve. Faza e parë e projektit parashikon ndryshime në një kuadër nga statuja e Skënderbeut te pjesa pas Hotel Tiranës. Sipas procedurës së tenderimit, punimet duhet të zgjasin 12 muaj dhe sheshi i rinovuar duhet të jetë gati në verën e vitit të ardhshëm. Qeveria aktuale ka ndërmarrë një numër të madh projektesh rinovuese të shesheve të qyteteve të njohur si “Rilindja Urbane”, projekte që shpesh janë shoqëruar me debate mbi vlefshmërinë dhe shpenzimet e tepërta në një kohë kur shumica dërrmuese e projekteve janë vënë në zbatim pa procedura të konsultimit publik. /BIRN

Një projekt i shumëdebatuar i qeverisë shqiptare për të rinovuar Sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës nisi punimet sot, shoqëruar...

Read more
Page 5 of 323 1 4 5 6 323

Login to your account below

Fill the forms bellow to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.