Cameron thyen betimin, do u mundësojë hyrjen në Britani shqiptarëve

Mediat britanike vijojnë të komentojnë deklaratat e zyrtarëve të këtij vendi, të cilët janë shprehur pro dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. Madje ky qëndrim që sipas tyre në fakt është i vetë kryeministrit Cameron ka nxitur debate politike në këtë vend.

“Cameron thyen betimin, do tu mundësojë hyrjen në Britani shqiptarëve” shkruhet në këtë media. “Do të lejojë hyrjen në Britani të njerëzve nga vendet e varfra, të keqedukuar dhe të orientuar nga krimi dhe kjo bie ndesh më deklaratën e tij në dhjetor të vitit të shkuar, kur i vuri veton statusit kandidat të Shqipërisë.

“Breitbart.com” citon dhe deklaratën e David Davis, i cili ishte kandidat për kreun e partisë Konservatore në vitin 2005, i cili është shprehur se “nuk duhet të lejojmë për sa kohë nuk kemi garanci për lëvizjen e lirë. Shqipëria nuk është vetëm vend i varfër por dhe i turpshëm për korrupsion, trafikim dhe krim të organizuar”.

Mediat shprehen gjithashtu se qëndrimi i zyrtarëve pro statusit të Shqipërisë bie ndesh dhe me qëndrimet e kandidatit për president të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.