Calmy-Rey: Pavarësia e Kosovës, vendimi i duhur

Ish-shefja e diplomacisë zvicerane Micheline Calmy-Rey ka thënë se vendimi për pavarësinë e Kosovës ka qenë i duhuri, në një kohë që qytetarët e saj përballeshin me dhunën gjakatare të regjimit të Millosheviçit.

Ajo theksoi se ndonëse qeverisja e vendit ka nevojë të përmirësohet dhe se mbesin shumë sfida në konsolidimin e shtetit, pavarësia e Kosovës i ka dhënë rajonit më siguri dhe stabilitet, raporton KTV.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Zvicrës, e cila ka kundërshtuar ashpër aneksimin e Krimesë nga Rusia, tha se pavarësia e Kosovës u shpall pas një “procesi të gjatë, të inicuar nga Kombet e Bashkuara”.