Calavera qartëson rolin e ONM-­së në Shqipëri

Genoveva Ruiz Calavera e cila drejton grupin e ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i është drejtuar me një letër, siç thotë ajo të gjithë atyre që kanë shprehur shqetësim për rolin e këtij misioni.

“Bordi drejtues i ONM ka natyrë të qartë administrative dhe bordi ka qëllim të lehtesojë punën e përbashket të KE dhe qeverisë së SHBA. Të gjitha vendimet ekzekutive i përkasin institucioneve në Shqipëri”, thuhet në letrën që mban datën 27 shkurt 2017

Ja përmbatja e letrës:

Bordi Qeverises i ONM ka nje natyre teresisht administrative.

Detyrat e tij mund te krahasohen me ato te nje Njesie per Menaxhimin e Projekteve, kane per qellim te lehtesojne punen e perbashket te Komisionit Europian dhe Qeverise Amerikane.

Te gjitha rekomandimet lidhur me perzgjedhjen aktuale te kandidateve per formimin e organeve te vettingut dhe te ardhmen e vettingut, do te kryhen nga vezhgues nderkombetare qe jane ose do te emerohen nga ONM.

ONM eshte nje veprimtari jo-ekzekutive, qellimi i vetem i te ciles eshte monitorimi dhe sigurimi i rekomandimeve pergjate procesit te vettingut. Te gjitha vendimet ekzekutive i perkasin institucioeve te Shqiperise.