Buxheti i “pranverës” Britanike!

Nga Emanuel Bajra

Me tetë mars , Ministri I Financave Phillip Hammond prezantojë buxhetin vjetorë të Britanisë, moment që nuk do kishe mundësi t’i ikje pamjes dhe qëndrimit optimist që Ministri mundohej të përçonte gjatë fjalimit të tij.

Deficiti buxhetor

Nga £802 Miljarda stërlinga shpenzime, metriksi I kalkulimeve të shpenzimeve buxhetore përafrohet për £10 miljarda duke e bërë të mundur uljen e deficitit buxhetorë prej £68 miljarda në 2010 në £58 miljarda në 2017-2018. Pra vendi akoma përballet me deficit të menaxhuar dhe borxh vjetor prej £58 miljarda në vit me një përjashtim të uljes nominale të huamarrjes për £0.58 miljarda në vit.

Punësimi

Në shikim të parë buxheti duket të jetë përcaktues i një rrugë prosperuese që vendi po përjeton. Për shembull Ministri theksojë me konfidencë se dinamika e punësimit ka arrit matje rekorde prej 74.6% më I larti që nga viti 2005 si edhe një nivel të papunësisë që kap shifrën prej 4.8% gati më i ulti në G7 dhe në historinë e punësimit në ishull.

Rritja ekonomike

Ministri nuk harrojë të përmend po ashtu që rritja nominale ekonomike e vendit do të arrijë në mbi 1.8% deri në 2% në vitin 2018 e duke vazhduar më tej me rritje vjetore prej 1.5-2.2% për çdo vit deri në vitin 2021 (kohë kur edhe parashikohet që të arrihet një nivel stabil ekonomik e politik në një epokë të re post-Brexit).

Sektorët

Të gjitha sferat e ekonomisë britanike shënuan rritje të theksueshme. Vlen të përmendet këtu rritja deri në 2.9% e shërbimeve, Ndërtimtaria 1.5%, prodhimi 1.2%. Konfidenca në anën e konsumatorëve është e lart dhe tregon shenja se do të vazhdojë qëndrueshmërinë e sajë edhe për shumë vite pas braktisjes të BE-së nga Britania.

Bizneset dhe investimet

Në sferën e investimeve të brendshme , bizneset e mesme dhe të mëdha kishin ‘shtrënguar’ duart e tyre duke mos investuar me kapacitet të plotë dhe shumë prej këtyre kompanive kishin raportuar se ato ndjehen të pa sigurtë në vendim-marrjet investuese për arsye të Brexit dhe të ndonjë krize të mundshme në kthim të marxhinës së investuar si pasojë e daljes së vendit nga BE.

Deficiti tregtar

Deficiti tregtar me vendet e BE-së ka shënuar rritje prej 1.9% duke rënë në mes të vitit të kaluar pas rezultatit të referendumit me rritje prej 7.0% por duke vazhduar me ulje graduale të këtij deficiti si rezultat I rritjes së eksportit në shërbime sikurse Bankingu dhe Financa (të ardhura nga City ).

Inflacioni

Niveli I inflacionit ka filluar të kap shifra më të mëdha për arsye të uljes së vlerës së stërlingës, rritjes së cmimit të naftës si edhe stanjacionit të cmimores në komponentët transportues. 1.8% dhe në rritje e sipër, inflacioni po bën të mundur rritjen e cmimeve në produktet e importeve përderisa rritë potencialin për rroga më të larta dhe balancim të deficitit tregtar si rezultat I fryerjes së prodhimtarisë së brendshme.

Rrogat

Rritja e të ardhurave për kokë banori kap shifrën 2.6% për vitin 2016-2017 dhe pritet një konsolidim i theksuar i kësaj rritje përkundër rritjes së nivelit të inflacionit dhe potencialisht ngritjes së nivelit të interest nga Banka Qëndrore e Anglisë. Objektiv I qartë I ministrit mbetet bashkëpunimi dhe ndërveprimi me guvernatorin e BQA-së në mënyrë që të shtypen tendencat e rritjes së inflacionit në muajt e ardhshëm pasi që kalimi I tavanit I përcaktuar nga BQA prej 2% do të ketë ndikim në një rritje eventuale pozitive të rrogave duke grabitur një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave në muajt e ardhshëm.

Taksat dhe politikat fiskale
Vitet 2017-2018 do të jenë vite të rritjes së të ardhurave buxhetore si rezultat i eficiences në mbledhjen e taksës korporative, taksat në të ardhura, dhe përfitimet nga investimet kapitale. Huaja kombëtare do të pësojë ulje deri në vitin 2021 prej £58 miljarda në vit , në £48 miljarda në vitin 2018, £30 miljarda në 2019 e kështu më radhë. Rritja e kontributeve në taksën në të ardhura apo siç njihet si kategoria e kontributeve sekondare do të rritet për të punësuarit prej 9-10% në prill 2018 dhe 11% në vitin 2019. Ata që fitojnë më pak se £11.500 në vit janë të përjashtuar nga kontributet taksore përgjithësisht masë që do t’i bëj të mundur një rritje mesatare e rrogës për £2000 në vit për 31 milion taksapagues britanik.

Kursimet dhe pensionet
Qeveria shpreh angazhimin e sajë që ti ndihmojë pensionistët dhe kursimtarët duke iu bërë të mundur atyre themelimin e LISA-së (skemë e përjetshme e kursimeve personale) e cila I bën të mundur të rinjve kursime deri në £4000 në vit pa asnjë detyrim taksor dhe kontribut vullnetar I qeverisë për £1000 në vit për çdo xhirollogari mbajtës të skemës. Bonot qeveritare rrisin nivelin e interest në pagesë prej 2% sa ishte vitin që shkojë në 2.2% që nga prilli I vitit që vjen. Pensionet javore për të moshuarit mbi 65 vjece mbeten në mesataren prej £155.65 dhe ‘Triplelock’ akoma mbetet në fuqi deri në vitin e ardhshëm. (Triplelock është term që I bën të mundur sistemit pensional shtetërorë rritje të bazuar në Inflacion, Volum tregtar si edhe cmimore e konsumit të përgjithshëm).
Masa tjera radikale të ndërmarra nga qeveria May janë edhe ato në fushën e arsimit të mesëm dhe të lartë, ku pritet të themelohen kolegje teknike për fuqizimin e aftësive të veçanta në inxhinieri, tregti, prodhimtari dhe eksporte. Pritet të ndërtohen më shumë se 140 shkolla të reja në të gjithë vendin dhe investim prej £320 milion në vit për shkollat dhe mësuesit.

Përgjithësisht masat e ndërmarra nga ministri paraqesin një parashikim optimist të zhvillimeve ekonomike në muajt dhe vitet në vazhdim përderisa pasiguritë rreth Brexit si edhe kataklizmat tjera gjeopolitike dhe ekonomike qofshin ato në Eurozonë ose në SHBA apo tregjet emergjente do të mund të pozojnë një rrezik tjetër me implikime shumë më të mëdha buxhetore për Britaninë e Madhe.
Tjera masa të rëndësishme në këtë buxhet ishin edhe kompetencat e shtuara për Londrën si edhe masa për mbrojtje buxhetore në kohën kur vendi do të dali nga BE shumë më shpejtë se që është parashikuar. Këto masa parashikojnë që qeveria të ketë rezerva deri në £75 Miliarda në rast se rikuperimi i kostos nga angazhimet ndaj BE-së përshkohet me ndërprerje të menjëhershme të marrëdhënieve me kontinentin.
Rritja e taksës në kontributet në të ardhura që parashikohet të jetë deri në masën 2% , ka rritë potencialin për fuqizim të argumenteve të opozitës se ministri i financave ka adaptuar idetë e Laburistëve për ngritje të taksës për ta ulur deficitin. Kjo në një mënyrë a tjetër shërben edhe si një argument shtesë për opozitën që partia konservatore ka thyer premtimet elektorale dhe ato të manifestos partiake të kësaj partie për të mos rritë taksat për klasën e mesme dhe klasën punëtore.
Philip Hamond njihet të jetë edhe një konservatorë fiskal. Buxheti i tij i parë i Marsit është edhe një dëshmi tjetër se mbi të gjitha interesi kombëtarë është primar dhe se lufta e partive politike është dytësore dhe se objektivi i qartë i strategjisë fiskale të këtij ministri është e para zvogëlimi i deficitit kombëtarë deri në vitin 2021 si edhe shpërblimi ndaj 32 milion taksapaguesve me reduktim taksash.
Buxheti i këtij marsi me plot të drejtë mund të quhet edhe buxheti i pranverës britanike jo si insinuatë e krahasimeve me lindjen e mesme dhe lëvizjet e ndryshimeve atje, por në mënyrë gjenuine besohet në qarqet elite dhe ato të biznesit se Britania po ballafaqohet me një të ardhme të pa përcaktuar politikisht dhe me dallgë të forta në frontin ekonomik përderisa kompakti social dhe harmonia shoqërore refuzojnë të nëpërkëmben.