Buxheti botohet në Fletoren Zyrtare

Dy javë pas votimit nga Parlamenti, buxheti i vitit 2016 është botuar të mërkurën në Fletoren Zyrtare.

Buxheti dhe paketa fiskale që e shoqëron atë u miratuan në Parlament më 17 dhjetor vetëm me votat e shumicës (86 pro, 27 kundër, 1 abstenim).

Më 24 dhjetor, ligji mori edhe miratimin e Presidentit të Republikës.

Buxheti parashikon të ardhura 418.894 miliardë lekë dhe shpenzime 453.325 miliardë, me një deficit prej 34.431 miliardë lekësh.

  Projektligji i plotë i botuar të Fletoren Zyrtare by En Veri