Britania me 29 Mars “bye bye” EU

Kryeministria britanike, Theresa May, do të njoftojë zyrtarisht në Bashkimin Evropian të mërkurën e ardhshme, me 29 Mars se Britania e Madhe po largohet nga unioni.
Zyrtarët britanikë deklaruan se ajo do të shkruajë një letër për 27 anëtarët e tjerë të BE-së, duke shtuar se pritet që negociatat të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Ky veprim vjen nëntë muaj pas vendi ishullor votoi 51.9% në 48.1% në një referendum për largimin nga unioni evropian, shkruan “BBC”.
Bisedimet mbi kushtet e daljes dhe marrëdhëniet e ardhshme nuk mund të nisin nëse Britania nuk zbaton “Neni 50”, i cili nënkupton shkëputjen zyrtare nga BE-ja.
Nëse gjithçka shkon sipas planit të përcaktuar, Britania nuk do të jetë me pjesë e Bashkimit Evropian  në mars të 2019-ës.