Brenda tuneleve misterioze shqiptare, ku flenë Mig-ët legjendarë

Shqipëria ka patur një forcë të denjë ajrore për rajonin gjatë periudhës së komunizmit dhe fillimit të tranzicionit.

Avionët Mig dhe helikopterët e forcave ajrore, edhe pse jo më zëri i fundit i teknologjisë, gjithsesi i kryenin funksionet e tyre për patrullimin e qiejve të vendit apo për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në raste emergjencash.

Sot forcat ajrore shqiptare kanë vetëm helikopterë, ndërsa avionët e dikurshëm janë kthyer në relika apo hekurishte.

Fotot e mëposhtme dëshmojnë gjendjen në Bazat e Gjadrit, të Kuçovës dhe të Farkës.