“Bomba” e Kastriot Myftarajt: Të hetohet vetëvrasja e Ardian Klosit. Ishte një rit masonik

Gazetari Kastriot Mystaraj bëri një deklaratë të çuditshme, por edhe të guximshme gjatë emisionit të mbrëmshëm “Zonë e Lirë”.

Duke diskutuar për rolin e multi miliarderit Xhorxh Soros, Myftaraj tha se strategjia eRilindjes është bazuar mbi një libër të Ardian Klosit të shkruar në vitin 1997 me titull “Shqipëria çdo të jetë”.
Sipas tij, ky është shembulli i aplikuar në Itali nga njerëzit e Sorosit atje, trasnmetonPasqyrimi.com.

Në këtë pikë, Myftaraj lëshon edhe deklaratën bombë:

“Projekti i Rilindjes është parashikuar pikë për pikë në librin e Ardian Klosit në vitin 1997. Personi që parashikoi strategjinë e Rinascimento në Itali për njerëzit eSorosit vdiq. Po ashtu ka vdekur edhe personi që parashikoi Rilindjen, ArdianKlosi. Unë i bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm që të hetojë vdekjen misterioze të Ardian Klosit sepse ajo ka qenë një rit masonik”.