Blushi-Berishës: Je otomani i fundit komunist në Ballkan

Ben Blushi dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë përplasur me njëri-tjetrin në Kuvend. Deputeti socialist akuzoi Berishën duke i thënë se “mos hy në punët tona të Partisë Socialiste”. Blushi e quajti ish-kryeministrin si “otomani i fundit komunist”.

Ka ardhur menjëherë edhe përgjigja e Sali Berishës. “Ti Blush je tradhtar”, u shpreh Berisha.

“Mos fol për politikë të jashtme, por fol dhe për ne. zotërinj, ne jemi në një garë, mos e mohoni, për një arsye tonën. Pyetja është: Po ti ç’punë ke? Se ti teserën e PPSH-së e ke lënë. Unë jam nga ata njerëz që e njoh punën tënde se çfarë ke bërë. Një isha 20 vjeç dhe isha kundër teje.

Një nga ata ishte Ed Selami, që e çove në Amerikë dhe ti I ke rrahur këta. Kurse mua s’po më lënë të rrah . Ç’punë ke ti me ne? kujton se kur ne bëjmë garë. Pse përzihesh ti me punët tona. Ed selamin ti e çove në emigracion. Me kë ke bërë garë ti ën 25 vjet.

Dhe arsyeja që unë po dal sot është se modeli yt në 25 vjet o nxirrje jashtë, ministrin tënd të Jashtëm e rrihje, rivalët e tu I rrihte në zyrën tënde, dhe unë jam sot kundër kundër dhe kërkoj garë është se modeli yt nuk dua të përsëritet.

Nuk mund të dalësh ti sot që demokracia që s’e ke pasur ti në 25 vjet, të vijë tek ne. të çohesh këtu të më bësh moral sesi ta bëj garën më mirë brenda Partisë sime….Do çohesh prapë ? Ok, nëse çohesh e thua se si I trajton rivalët e tu…si e nxore Ed Selamin në Emigracion, si e ndalove Genc Rulin, si e mëson Lulin nga mëngjesi në darkë….Unë do të jem kundër teje sepse ti je një otoman komunist dhe në Ballkan je i fundit”,- u shpreh Blushi.

“Me Blushin kam njohje të vjetër. Kam njohje të vjetër dhe në çdo rrethanë, absolutisht, unë disa anë të tij, i vlerësoj. Por në politike nuk dua të citoj veten time, por nuk mund të citoj veten dhe as ta le pa cituar. Edhe po spati njeri për të tradhtuar- tradhton veten e tij. Harroje ti se unë shpenzoj qoftë dhe një çerek fjale të vetme të ndihmoj ty. Blush ti je një tradhtar kur s’ke njeri të tradhtosh ti tradhton vetveten”,- u shpreh Berisha.