Bloomberg, kujdes 2016 mund të jetë vit apokalipsi

Çfarë na pret në vitin që po vjet? Një përgjigje të frikshme e ka dhënë agjencia e shtypit Bloomberg e cila ka publikuar një guidë të botës për vitin 2016.

Ata kanë dhënë parashikimet e tyre bazuar në ngjarjet e aktualitetit.

Kriza sipas Bloomberg do të nisë nga Lindja e Mesme dhe pas shpërthimit të tensioneve një fuçi nafte do të kushtojë më shumë se 100 dollarë duke goditur rëndë ekonominë botërore.

Rreziku tjetër që pritet të vijë është ai i kërcënimit informatik.

Bloomberg parashikon që hakerët rusë dhe iranianë mund të sulmojnë bankat perëndimore duke shkaktuar kaos.

Bloomberg shkon më tej duke parashikuar një përplasje të ashpër mes Mokës dhe Uashingtonit që mund të gjenerojë në një konflikt të armatosur.

Hipoteza dhe skenare apokaliptike që tani për tani ngelen vetëm të tilla, por nëse do të realizoheshin mund të nisë një kaos botëror.