BlackBerry mbyll programin për zhvilluesit “Ndërto për BlackBerry-in”

Në 2012-tën në përpjekje të dëshpëruara për të promovuar zhvillimin e aplikacioneve për sistemit operativ BlackBerry 10, kompania kanadeze zbuloi programin “Built for BlackBerry – Ndërto për BlackBerry-in”.

Javën që lamë pas BlackBerry njoftoi mbylljen e këtij programi një lëvizje e cila nuk është suprizë për ne. Programit “Ndërto për BlackBerry-in” konsistonte në disa favorizime për zhvilluesit duke u dhënë qasje në dizajn, logo dhe ikona të BlackBerry për të ndërtuar dhe dalluar aplikacionet cilësore.

Duke filluar nga data 19 Janar ky program nuk do të jetë më funksional dhe si rezultat nuk do të pranohen më aplikime të reja. Që me implementimin e dyqanit të aplikacioneve Android, Amazon AppStore, BlackBerry nuk ka shfaqur ndonjë interes të veçantë për të joshur më tej zhvilluesit për në BlackBerry World.