Bibliotekë edhe në plazhin shqiptar

Në ndryshim nga vitet e kaluara në plazhet shqiptare janë instaluar këtë vit kullat e rojes të cilët do të vëzhgojnë plazhistët. Por këtë vit plazhistët do të kenë mundësi të përdorin edhe bibliotekën e plazhit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, edhe pse e bindur se situata në bregdet është e pastabilizuar ende, mendon se çdo detaj ka rëndësi. Synimi i Agjencisë Kombëtare të bregdetit është që edhe në Shqipëri të ketë plazhe të tipit “Blu Flag” sikurse edhe në vendet e rajonit siç është Mali i Zi me 60 të tillë.