Berat, Mbyten dy adoleshentë teksa laheshin në Osum, njëri prej trupave ende në kërkim

Kishin shkuar për tu larë, por nuk janë kthyer më. Dy adoleshentë janë mbytur në ujërat e Osumit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth 20:30 në vendin e quajtur “Pllakat”.

Sipas policisë viktimat janë dy të rinj 15 dhe 16 vjeç, njëri me iniciale L.D ndërsa për adoleshentin tjetër ende nuk është bërë i ditur identiteti.

Njëri prej trupave është gjetur nga banorët e zonës dhe është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa trupi tjetër është ende në kërkim.

Drejt  vendit të ngjarjes kanë shkuar polumbarët dhe forcat RENEA të cilët janë  vënë në kërkim të trupit të adoleshentit.

Mësohet se dy të rinjtë kishin shkuar në lumë për tu larë.