Bëjeni verën tuaj të paharrueshme vetëm me këto 6 truke

Vera ka filluar, por kjo nuk do të thotë se është tepër vonë që të adaptoni disa zakone të reja të shëndetshme. Ato do t’jua bëjnë verën dhe jetën tuaj më të lehtë dhe më të lumtur.

1. Merrni ilaçe për gripin
Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se marrja e ilaçeve vjetore për gripin mund të parandalojë sulmin në zemër. Studimi përfshiu mbi 3.000 pacientë mbi 60 vjeç dhe rezultoi se ilaçet e gripit mund të ulin rrezikun deri në 50 përqind të ndonjë sulmi të mundshëm në zemër.

2. Mbroni lëkurën tuaj
Çdo ditë, qoftë edhe e vrenjtur ju duhet të vendosni krem mbrojtës në fytyrë, duar dhe çdo pjesë të trupit që nuk mbuloni me rroba. Plakja e shkaktuar nga dielli është e pariparueshme. Poashtu  është shumë e rëndësishme të vendosni një krem hidratues në fytyrë natën.

3. Hiqni aknet me përbërësit e kuzhinës
Uthulla e mollës përdorej nga egjiptianët për të përtharë aknet brenda 24 orëve. Me shumë siguri gjendet në kuzhinën tuaj, ndaj nuk ju kushton asgjë ta përdorni 3 herë në ditë në zonat ku keni akne.10

4. Bëjeni lëkurën tuaj gati për plazh
Një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar pamjen e lëkurës është një maskë me  mjaltë. Ngroheni mjaltin në mikrovalë derisa të jetë nxehur mjaftueshëmm sa për t’u përhapur në fytytë. Lëreni për 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të pastër.

5. Pini alkool në mënyrë të moderuar
Jeni me pushime dhe nuk i rezistoni dot alkoolit? Epo, në fakt do të duhet ta shmangni në disa raste. Abuzimi me alkoolin mund të shkaktojë komplikime të rënda shëndetësore.

6. Mësoni të gatuani
Të jesh në gjendje të gatuash ushqim të shëndetshëm ju kursen para dhe ju vë përballë përgjegjësisë për t’u ushqyer shëndetshëm. Njerëzit që gatuajnë rregullisht kanë më pak yndyrë të akumuluar në trupin e tyre si dhe janë më të shëndetshëm.