Basha në PPE: Reforma në drejtësi, peng i vullnetit të munguar të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane. Ai shprehu vendosmërinë e PD-së për reformën në drejtësi në takimet që pati me përfaqësues të PPE-së.

“Kjo situatë e paprecedentë në këto 25 vite e bën dhe më të domosdoshme dhe imediate reformën në drejtësi e cila është peng i vullnetit të munguar të Edi Ramës. Vetë mazhoranca tha zoti Basha është e përçarë në dy drafte pasi Rama nuk do konsensus, sepse synon kapjen politike të drejtësisë. Kjo, theksoi lideri i opozitës, do të ishte fatale për vendin sepse përtej kapjes politike do ta vendoste drejtësinë në funksion të bandave dhe krimit që sot bëjnë ligjin në vend”, është shprehur z. Basha, raporton TCH.

Ai është takuar me Presidentin e PPE-së, Joseph Daul, sekretarin e përgjithshëm Antonio Lopez- Isturiz, zv.presidentin David Mecalister, kryetarin e komisionit të jashtëm të PE-së, Elmar Brok.

Gjatë këtyre takimeve ai tha se PD është e vendosur për reformën në drejtësi “pasi ajo është përcaktuese në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sy problemet më të mprehta të Shqipërisë nën qeverisjen Rama dhe njëkohësisht dy kushte për integrimin europian të vendit”.