Barcelona fiton me një supergol të Messit (video)

Barcelona merr 3 pikë shumë të rëndësishme në javën e 21-të në La Liga në fushën e Malaga. Katalanasit fituan 2:1 duke u ngjitur në krye të renditjes. Skuadra e Luis Enriques hasi shumë në vështirësi, por në fund rrëmbyen pikët maksimale të takimit. Fitoren e Barcelonës e vendosi një supergol i Lionel Messit ndërsa më herët shënoi Munir El Haddadi për katalansit dhe Juanpi që barazoi përkohesisht për vendasit. Kjo fitore e rendit Barcelonën në vendin e e parë në tabelë me 48 pikë, një më shumë se Atletico Madrid. Barcelona ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Video: