Babai kërkon ndihmë në polici pasi e dhunonte vajza

Një ish i dënuar për “dhunë në familje”, i është drejtuar policisë pasi e bija ushtronte mbi të dhunë fizike dhe psikologjike. Ai nuk e ka duruar më këtë situatë dhe ka kërkuar ndihmë nga policia e Tiranës.

Ditën e djeshme është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdherit të mbrojtjestë menjëhershëm për të. Dje rreth orës 10:00 është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasin me iniciale F.K, banues në Laknas Kamëz.

Ai ka thënë në polici se e bija G.K., ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Uniformat blu bëjnë me dije se 53-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për “Dhunë në familje”.