Avioni përplaset me urën, 21 të vdekur, 17 të plagosur, 22 të zhdukur

Deri më tani raportohet se numri i viktimave nga përplasja e avionit me urën në Tajvan, ka arritur në 21.
Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë personat e mbijetuar nga përplasja. Në bordin e avionit TRANS-ASIA ndodheshin 58 pasagjerë, në momentin që avioni ka humbur kontrollin pak pasi është ngritur nga Aeroporti i kryeqytetit. Avioni është përplasur tek një urë e më pas ka përfunduar në lumin që përshkon kryeqytetin Taipei. Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 21, ndërsa 17 janë të plagosur. Gjithashtu sipas Agjencisë Zyrtare të Lajmeve Tajvan CNA raportohet se janë edhe 22 persona të zhdukur. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe kutinë e zezë të avionit, tha Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Sigurisë së Aviacionit të Tajvanit Ang Xingzhong.

Ndërkohë kompania e fluturimeve TRANS-ASIA ka kërkuar falje të thellë për personat të cilët mbetën viktima si pasojë e përplasjes së avionit. Kompania bëri me dije se 31 prej pasagjerëve në bordin e avionit ishin kinezë, përfshirë këtu tre fëmijë.