Author Archive
Patozi: PD as përkund as zgjon partitë e reja
Kreu i Grupit Parlamentar në PD ka folur edhe për krijimin e dy partive të reja politike
“Opozita nuk është e interesuar për procesin e integrimit në BE”-kështu e ka cilësuar qëndrimin e opozitës në këto 3 vitet e fundit nënkryetari i Partisë demokratike Astrit Patozi, duke iu referuar treguesve të deritanishëm. Sipas tij mjafton të marrin si dëshmi historinë e 3 viteve më...
Në bankë dikush kishte kodin e kasafortës
28-vjeçari Julian Lipe ka përvetësuar 305 mijë euro nga banka
Bie në pranga për përvetësim në vlera të konsiderueshme të hollash zyrtari i një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Julian Lipe është arrestuar në mesditë nga skuadra e antikrimit ekonomik në policinë e Tiranës.
28-vjeçari Lipe, akuzohet se gjatë dhe pas kohës që ka qenë drejtor i filiatit në rrugën...
Shqipëria, progres në indeksin mbi të drejtat e pronësisë
Studimi nga Aleanca Ndërkombëtare për të drejtat e Pronësisë
Të dhënat mbi indeksin e të drejtës ndërkombëtare të pronësisë, IPRI, një projekt i Aleancës ndërkombëtare për të drejtat pronësore, e rendisin Shqipërinë për të pestin vit si një nga vendet që kanë shënuar progrese në këtë drejtim. Për vitin 2011 indeksi IPRI rezulton në nivelin e 4,4 pikëve, duke qëndruar...
Ky shkrim mund të lexohet diten pas inaugurimit
Kompleksi i ri parlamentar, fituese studioja austriake
Projekti i studios austriake “Choophimelb (l) au” është shpallur fituesi për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. Për përzgjedhjen e projektit fitues u mbledh Komiteti Shtetëror, ku duke respektuar dhe vendimin e jurisë, zgjodhi pikërisht studion e parë në renditje, e konkretisht atë të arkitektit austriak Prix. Në...
Sa herë vjen Lasgushi
….Një guaskë, një varkë, një liqen
Blerina Goce
Një natë dashurie me poetin e dashurisë Lasgush Poradecit. Një tufë nimfash dhe një sfond poetik. Është ky imazhi që do të përcjell mbrëmja poetike, kushtuar lirikut më të madh të dashurisë Lasgush Poradeci në Qendrën Kulturore “Tirana” (Teatri i Metropolit).
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, ky projekt i...
Tags: Sa herë vjen Lasgushi
Diamantet “e ricikluar” trazojnë industrinë
Sabrina Thompson, një menaxhere restoranti rreth të 30-ave nga Toronto, thotë se përdori rrjetin Craigslist për të shitur unazën e saj të diamantit të fejesës pas përfundimit të marrëdhënies së saj.
Thompson e trishtuar, e cila pret të marrë rreth $1,800 për unazën e saj gjysëm-karatëshe, thotë se paratë do ta ndihmojnë të bëjë përpara me jetën e saj.
“Ai8 më tha...
Europa, Dragon apo Shën Pjetër?
Disa e bekojnë ndërsa të tjerë e mallkojnë natën në errësirë. Shumica e padiskutueshme e njerëzve në Shqipëri e duan Europën. Jo vetëm e duan, por e kanë ëndërr prej shekujsh. Jo vetëm ëndërr, por një shenjtërim. Vetëm Partia Komuniste (e Punës) e shpalli Europën “armik i egër”. Mijëra njerëz, sidomos elitarë, të shkolluar në Perëndim, jezuitë e të dashuruar me...
Tags: Dragon apo Shën Pjetër?, Europa
Përfundon gjykimi mbi Gërdecin
Gjykata e Tiranës ka dhënë dje vendimin për 29 të akuzuarit e tragjedisë: 18 vjet burg Pinari e Minxolli, 10 vjet burg Delijorgji
Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka dhënë vendimin përfundimtar për 29 të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit. Kështu, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli janë dënuar me nga 18 vjet burg. Mihail Delijorgji është dënuar me 10 vjet burg. Luan Hoxha me...
Regjisori Mihal Luarasi, një sprovë në vargje
Botohen për të parën herë poezitë e shkruara në vitet e rinisë e këtej, vargje të fshehura në kohën e burgut dhe aforizma të artistit. Autori Luarasi rrëfen si lindën dhe pse vijnë në këtë kohë
Poezi dhe satira të bashkuara në një botim. “Lirikat e mëkateve” (Poezi) dhe aforizmat skiplandeze”, ky është diptiku me të cilin paraqitet Mihal Luarasi, jo si regjisor apo dramaturg,...
Moody’s: Ekonomia shqiptare moderon rreziqet financiare
Kompania prestigjioze e vlerësimit të profilit të riskut të letrave me vlerë të qeverive, Mood’s Investors Service (Moody’s) rikonfirmon vlerësim të njëjtë për Shqipërinë.
“Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në përmirësimin e forcës së saj ekonomike dhe institucionale që nga fundi i viteve 1990, megjithëse në nivele shumë të ulëta. Sidoqoftë, para saj mbeten...
Basha: Tirana me një mijë vende parkimi më shumë
Qyteti i Tiranës do të ketë një mijë vende parkimi më shumë për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka nënshkruar një marrëveshje koncesionare me firmën shqiptare “Gener 2” për ndërtimin e kompleksit të parkimit nëntokësor tek sheshi “Italia”.
Kompleksi, puna për ndërtimin e të cilit do të fillojë së shpejti, do të jetë...
Masakra e civilëve afganë ndez thirrjet për largimin e SHBA
Masakra e 16 fshatarëve të pafajshëm afganë nga anëtarë të forcave ushtarake amerikane të dielën, ka shkaktuar thirrje zemërimi për largimin e menjëhershëm të amerikanëve nga Afganistani, kur ndërkohë Washington-i përpiqej të negocionte një prezencë afat-gjatë në vend, sipas tij për të ruajtur stabilitetin dhe ndalimin e rrëshqitjes së vendit në kaos.
Në ditën e dytë...
BE dënon dhunën në Maqedoni
Bashkimi Europian ka dënuar dhunën e ditëve të fundit të shfaqur në Maqedoni, të cilat kanë si bazë incidentet me motive ndëretnike.
Zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Petar Stano ka theksuar se KE kundërshton fuqishëm dhunën dhe mbështet përpjekjet për të respektuar sundimin e ligjit në vend.
“Shprehim keqardhje për incidentet dhe lëndimet që kanë pësuar disa...
Berisha-Ramës: Për çfarë do ta përdorësh Bamirin?
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha iu përgjigj deklaratave të fundit të kryetarit të opozitës për përçarjen e së djathtës, duke theksuar se “përpjekjet për të hedhur baltë mbi PD-në do të mbeten të dështuara.”
Sipas kryeministrit, Rama po përpiqet të bëhet arkitekt i së djathtës, kur vazhdon ta çojë të majtën nga disfata...
Task-Forca në hapin e fundit për reformën e inspektorateve
Berisha: Kemi përzgjedhur sistemin e inspektoratit dixhital
Task-Forca për reformën e inspektorateve diskutoi hapat për fazën përfundimtare të saj. Kjo reformë- sipas kryeministrit Berisha- është themelore për funksionimin e tregut dhe garantimin e standardeve. Ajo mundësoi thjeshtimin inspektorateve nga 36 në 11, si dhe instalimin e Inspektoratit Qendror, i cili udhëheq sistemin e inspektimit...
Kush e vrau rojën e Karburantit?
Shtohet misteri për vrasjen e ndodhur në të gdhirë pranë kthesës së Kamzës
Shtohet misteri për vrasjen e rojës së karburantit, ngjarje kjo e ndodhur në të gdhirë pranë kthesës së Kamzës, në periferi të Tiranës.
Amarlido Vrapi, 21 vjeç u gjet i vrarë dhe i zbathur nga shërbimet e policisë, të cilët mbërritën të parët në vendngjarje.
Gjurmë të gjakut të viktimës janë...
Projektet për zgjatimin e Bulevardit, Berisha: Rama betonizoi Tiranën, sot është shansi historik
Kryeministri, Sali Berisha ka zgjedhur t’i shohë nga afër maketet, të cilat do të sjellin dhe ndryshimin panoramik të kryeqytetit. Kështu, i shoqërua dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha kryeministri Berisha u njoh me detajet e maketeve që konkurojnë për të vënë në jetë projektin e kësaj bashkie për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e Lanës në Tiranë....
Rreziku i dimrit iku, bashkë me shpresën e keqe
Berisha njofton heqjen e gjendjes së Emergjencave për zonat e bllokuara
Kryeministri i vlerësoi të suksesshme operacionet e ndërmarra për banorët e izoluar
Shqipëria nga sot nuk është më në gjendjen e emergjencës, e cila u shpall pothuajse një muaj më parë në 12 shkurt, si shkak i situatës së krijuar në zonat verilindore dhe juglindore të vendit nga dëbora e madhe. Kryeministri...
Lule-helmi fle nën borë
Barinjtë e sprovuar, ditën që nis e shkrin bora, i ngrenë antenat e “emergjencës”.
Ata thonë se “poshtë borës” zgjohet një lule e vogël, ngjyrë vjollcë, që helmon kecat e sapo lindur ose edhe bagëtinë tjetër. Bash për këtë ka marrë emrin “lule -helmi”. Tamam si lulen e rrezikshme, këtij dimri u konstatua se nën borë po flinin lajme të këqij, ose shpresa të këqija....
Tags: Lule-helmi fle nën borë
Grima Shaw a DAR do të vulosin Tiranën tjetër
Basha shpall firmat fituese të projektit të bulevardit dhe Lumit të Tiranës
Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha shpall firmat fituese për projektin e Bulevardit dhe Lumit të Tiranës. Kështu për qytetarët e Tiranës, grupet e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë do të duhet të zgjedhin mes dy firmave GrimaShaw dhe DAR për këtë projekt. Në fjalën e tij kryebashkiaku...
Përmirësohet gjendja shëndetësore e nxënësve në Shkup
Incidentet nëpër autobusët e qytetit në Shkup kanë vazhduar edhe mbrëmjen e kaluar. Janë shënuar disa raste në të cilat kryesisht të rinj shqiptarë kanë sulmuar maqedonasit, në shenjë hakmarrje për rrahjen e një dite më parë të 15 nxënësve shqiptarë. Rasti më i rëndë ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov, ku janë sulmuar dy vëllezër maqedonas të cilët nga lëndimet e marra...
Bankat mbështesin konsumin, kredia rritet me 10.2%
Kreditimi i konsumit në vend njohu përmirësim gjatë vitit të kaluar. Kredia konsumatore, duke përfshirë edhe paradhëniet bankare ose overdraftet, shënoi një rritje vjetore prej 10.2%. Kjo normë rritjeje është pranë mesatares së kreditimit të sektorit privat për vitin 2011, ndërkohë që është ndjeshëm më e lartë krahasuar me kreditimin total të individëve, që vitin e kaluar...
















