Atentat në Shkodër, biznesmeni plagoset në një pritë të armatosur

Një person është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi është plagosur më armë zjarri.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se, sot orës 11.50 është njoftuar se ka mbetur i plagosur me armë zjarri 44- vjeçari Syrri Mehmetaj, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mehmetaj mësohet se është biznesmen i njohur në Shkodër.

Në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve